Si po ecen turizmi ne Diber?

0 0
Read Time:1 Minute, 49 Second


Nga Besnik Alku

Jane me shume se 5000 turiste te huaj qe pelqejne natyren dhe traditen Dibrane. Me shume se 12000 vizitore frekuentojne llixhat kryesisht nga Shqiperia. Jane keto te dhena per nje mundesi zhvillimi te turizmit.

Por, a jemi gati per turizem?
Sot pergjigja eshte PO.

Dibra sot ka nje ifrastrukture turistike te permiresuar me; zyre informacioni turistik, me materiale promovuese dhe udhezuese si broshura, harta; ka sinjalistiken e shtigjeve turistike; jane mbi 20 shtepi pritese dhe kampingje; jane mbi 25 hotele me kushte te pershtashme; jane mbi 15 guida lokale qe shoqerojne turistet.

A mjaftojne vetem keto qe te kemi turizem te zhvilluar ne Diber?
Sigurisht qe JO.

Duhet te standartizohet sjellja dhe cilesia e sherbimit.
Fytyra te ngrisura, ashpersi ne sjellje, stili i te fortit te qytetit apo fshatit, fjalet pas shpine duhet te ndryshohen me sjelljen e mikpritjes, kujdesit, qetesise, buzeqeshjes dhe kenaqesise.
Pastertia dhe higjena e ambjenteve te fjetjes dhe mjedisit peredh jane kushte paresore. Nese vendin pereth e mbulojne mbeturinat, dhe higjena brenda eshte e ulet, kjo duhet te permiresohet.
Gatimi dhe sherbimi me cilesi dhe cmime te arsyeshme. Menyra e servirjes, gatime tradicionale, dhe kulture ne sherbim dhe pasterti duhet te ofrohen.
Sherbime dhe evente turistike. Guida dhe ecje ne bukurite e natyres, gatimi dhe jetesa tradicionale, ngjitje ne mal, peshkimi apo ecja ne lumenj, punimet e dores dhe ato artuzanale, duhet te ofrohen nga operatoret turistike ne Diber.
Festa dhe organizime lokale. Nuk mjaftojne 2 panaire apo nje koncert ne salle te mbyllur qe quhet “Oda Dibrane” per te gjalleruar atmosferen festive ne Diber. Duhet nje menyre dhe strukturim qe te organizojne festa dhe ngjarje qe Dibranet dhe vizitoret te festojne. Bashkia duhet te shpenzoje nje buxhet te posatcem per keto aktivitete. Grupet artistike dhe shkollat duhet te jene aktive ne keto ngjarje.
Keto jane disa gjera qe duhen ndryshuar. Ka sigurisht dhe gjera te tjera, por keto jane ne doren e pronareve dhe personelit per ndryshim sjellje, bujtinat per te mos bere mure e tulla por me kujdes per pastertine dhe gatimin, bashkia dhe institucionet e kultures dhe shkollave per me shume aktivitete festive dhe artistike.
Dibra eshte miqesore, prandaj do jete turistike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %