Në një video të postuar nga deputeti i PD-së z.Xhemal Gjunkshi, shfaqen disa banorë nga fshati Shumbat. Ata pohojnë se kanë hapur 3 km rrugë me lopata për ta bashkuar me rrugën nacionale, pasi kanë patur raste emergjente.
Gjatë videos vërehet edhe acarimi i banorëve për shkak të situatës së rënduar.
Më poshtë gjendet postimi i plotë i deputetit Gjunkshi:
“Banorët e fshatit Shumbat organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km rrugë për të nxjerrë mjetet nga fshati pasi siç thonë vetë kanë pasur disa raste me të sëmurë. Edhe pse raportohet se është hapur , banorët tregojnë se fadroma është futur disa dhjetra metra dhe është kthyer. Ne pamë nga afër banorët duke shtyrë furgonin për ta nxjerrë në rrugën nacionale.”