Shtohen masat e kontrollit në Doganën e Bllatës

0 0
Read Time:54 Second

Drejtori i njësisë Vendore te shëndetit Publik Diber  Hasan Manja ne nje interviste te dhene per mikrofonin tone jep informacion per situaten ne doganen e Bllates ne lidhje me Coronavirusin. Ai shprehet se si ne te gjitha pikat doganore ne Republiken e Shqiperise edhe ne doganen e Bllates jane mare masat nga stafi mjekesor i Dibres per te kontrolluar cdo person qe qarkullon përmes kësaj dogane. Jane ngritur grupe pune qe sherbejne me 3 turne ne masa te rrepta sigurie. Këtu funksionon edhe karantina. Persa i perket monitorimit është  angazhuar nje mjek, nje ndihmes epidemiolog dhe 2 mjekë higjenistë por deri tani nuk ka pasur persona te dyshuar per coronavirusin.Drejtori i Shëndetit Publik Dibër shprehet se ne doganen e Bllates kalojne shume shtetas nga vende te ndryshme te botes, si grekë, maqedonas, anglezë, amerikanë por dhe italianë.Pavarësisht se në pikën doganore të Bllatës konstatuam se ekziton pika e karantinë, vihet re se aty mungojnë aparaturat bashkëkohore për identifikimin e personave me simptomat e prekjes nga koronavirusi, dhe personeli mjekësor operon vetëm me një termometër të thjeshtë. Nga #TvBulqiza

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %