Donika Klenja mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në ” “Universitetin e Bristolit ” duke u graduar me diplomën “First Class” si dhe me çmimin “Lucy Broën Cancer Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e luftës kundër kancerit.
Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andreë John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.
Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Nineëells. Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit, si dhe universiteti më i mirë ne Britani për mjekësi (2021), duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.
Çdo ëndërr bëhet realitet nëse ke kurajon dhe pasionin për ta ndjekur dhe Donika me modestinë e saj është shembulli i përkryer për këtë!
Ajo, si një vajzë e re poliglote dëshmoi rezultate në shtete të ndryshme si Holandë, Kenia, SHBA me gara ndërkombëtare duke prezantuar ide inovative për ardhmërinë e shkencës edhe duke u shpërblyer me medalje të arta. Vjen nga një familje intelektuale dibrane. Tezja e saj Gerta Cami është doktor i shkencave në degën e kimisë farmaceutike dhe ligjëron pranë “University of Berdfordshire”. Janë virtytet familjare të prindërve Bekim dhe Bleta që kanë bërë përpjekje në mbështetjen e saj nga ana morale dhe financiare që gjenialiteti i saj të kulminojë dhe Donika mos të heq dorë nga ëndrrat e saja.