Shokuese/ Dhunohet fizikisht konkurentja në emisionin shqiptar, kërkohet mbyllja e menjëhershme e programit

0 0
Read Time:56 Second

Dhunë fizike është shënuar në një reality show, “It’s my hone” në Kosovë.

Konkuretët kanë pasur një debat të fortë me tone të larta, ku më pas njëri ka qëlluar me këpucë një vajzë, e cila e friksuar ka nisur të qajë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë skenë është që një nga vajzat thotë “bravo, mirë ja bëre”, duke harruar se janë në ekran dhe se po promovojnë dhunën që është një “plagë” në shoqëri si në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari Vehbi Katjazi. Ai përmes një postimi në Tëitter ka bërë thirrje që t’i hiqet licensa medias që ka këtë emision, teksa e ka cilësuar një veprim të tillë skandaloz dhe antinjerëzor.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet dhuna live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze, antinjerezore, bizare dhe e flliqt. Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. Horra!”, shkruan ai.

Ndërsa komentuesit kanë kërkuar që të ndrërhyjë Policia e Kosovës për këtë ngjarje.

Newsbomb.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %