Read Time:30 Second
BURREL– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bushkak të Burrelit, në aksin Burrel-Ulëz. Makina brenda të cilës udhëtonin gjashtë anëtarë të një familjeje nga Dibra ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë, të gjashtë janë plagosur dhe janë nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë aksident, por paraprakisht dyshohet se ka qenë lagështira në rrugë që e ka bërë mjetin të rrëshqasë.