Që prej dy ditësh nëpër mediat sociale po qarkullon lajmi i ikjes nga vendi ynë të shkrimtarit dhe poetit dibran, Agron Tufa. Ai u largua për të kërkuar azil politik në Zvicër si pasojë e sulmeve dhe kërcënimeve me jetë për shkak të punës dhe detyrës.
Nga ana tjetër kanë reaguar një pjesë e rretheve letrare në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Le t’i shohim me radhë disa prej tyre;
Erl Kodra, poet, publicist
Agron Tufa është një ndër autorët dhe intelektualët më të realizuar në Shqipëri. Poet, shkrimtar dhe studiues i letërsisë; publicist dhe pedagog i njohur, Agroni përfaqëson llojin e intelektualit që nuk ka bërë kompromise në karrierën e tij. Si drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK) ai ka vite që zhvillon një betejë dispropocinale me pjesën më të errët të shoqërisë shqiptare.
Krimet e Komunizmit në Shqipëri nuk i kanë kryer UFO-t, por njerëz konkretë, me emra dhe mbiemra, oficerë të Sigurimit të Shtetit që sot i gjenë rëndom në zyrat e shtetit shqiptar. Përmasat janë të përbindshme, të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme. Agron Tufa është gjendur i vetëm, pa krahë, pa mbrojtje, përballë atyre që kanë kryer genocid politik.
Ai mbeti vetëm përballë një linçimi publik të ndërmarrë nga media të ekstremit të majtë, nën kërcënime sistemike për jetën, për shkaqe që lidhen direkt me objektin e punës së tij si kreu i një institucioni të shtetit shqiptar.
Herë tjetër do të shkruaj më gjatë.
Agron Gashi, shkrimtar
Ikja e Agron Tufës, njërit prej
shkrimtarëve më të mirë të letrave të sotme shqipe, është ikje nga demokracia,
ikje nga fjala e lirë, ikje nga lufta e gjuhës, për shkak të dënimit të krimeve
të komunizmit.
Kërcënimet ndaj tij kanë qenë të pandalshme, ato i kam parë
dhe m’i ka treguar edhe vetë Adashi. Ato kanë qenë të panumërta nga individë
jashtë dhe brenda insitucioneve të Shqipërisë. Kur kërcënimi publik
instituciinalizohet, s’kishte se si të bënte ndryshe, përveç të merrte azil politik, për hir të fëmijëve, familjes, së fundi edhe për veten,
sepse ka akoma për të bërë.
Agron Tufa ishte dhe është një nga zërat më të
fortë që zbardhi krimet e ish-sistemit dhe të atyre kriminelëve, të cilët, tash
me petkun e pushtetit, provuan dhe provojnë t’ia zënë frymën Shqipërisë, duke
pretenduar t’ia zënë frymën edhe autorit, mikut tonë të dashtun.
Atyre iu ka penguar vepra e tij letrare, edhe
atëherë kur nuk ka pasë objekt diktaturën, sepse ajo nuk ishte “shkollë e
sistemit”.
Atyre iu ka
penguar, sidomos vepra e tij letrare e dokumentare kur objektivoi pasojat e
diktaturës.
Atyre iu ka penguar, shumë më shumë, kur si
institut, nuk bëri më shumë as më pak, përveç që nxori në dritë të vërtetën;
vrasjet, dhunimet dhe vuajtjet çnjerëzore nëpër kampet e përqendrimit, si ai i
Tepelenës me të tjerë.
Jam tmerruar
kur në dorëshkrimin e tij kam parë dhe lexuar disa nga dëshmitë okulare, të
cilat mori mundin dhe i letrarizoi, i bëri të mundshme, rrëfime që nuk i beson
dot njeriu ynë.
Por, kjo nuk duhet ta pengojë asnjërin nga intelektualët
atje që ta ngrisin zërin, jo vetëm për Agron Tufën, por për të vërtetën
çnjerëzore, ndryshe ka shenja që ajo të manifestohet si një monizëm sui
generis, si diktaturë e re.
“Atdheu mbetet atdhe, edhe atëherë kur të vret”, thoshte Kuteli. Ky atdhe mjaft ka vrarë, madje edhe shkrimtarë, të rinj e të vjetër. Sërish u dashka të viktimizohet njeriu i kulturës për pasoja të diktaturës?!! Jo, ai nuk është atdheu i Agron Tufës, as i sivëllezërve të tij të vrarë në diktaturë, nëse qeveria, institucionet përkatëse nuk reagojnë, nuk e zbardhin të vërtetën e kërcënimeve ndaj shkrimtarit dhe mikut tonë.
Adash,Vërtet
kjo qe e dhimbshme, e papritur dhe e papranueshme, por më mirë të të kemi të
gjallë, në Zvicër, sesa ‘t’rrxuem përdhé’ në këtë kohë tërmetesh, ku s’e njeh
qeni të zonë.
Nga kjo duket se Shqipëria, nuk e ka kaluar akoma
‘valën e tretë’ të demokracisë, përderisa pas 30 vjetësh, shkrimtarët si Ju
duhet ta braktisin atdheun!
Bajram Karabolli, shkrimtar dhe përkthyes
Sapo u ktheva nga një udhëtim tri ditor, u ndesha me lajmin e tmerrshëm: ka ikur Agron Tufa. Vërtet, iku Agron Tufa??! Në fillim nuk doja ta besoja. Pastaj, kur u binda se ishte e vërtetë, u ndjeva i shkretuar, i pambrojtur, i pashpresë… njësoj si në vitet ’70… O Zot! A thua po fitojnë barabarët e kuq?! Gjithsesi, për t’u mbrojtur, unë do të arratisem në veprat e Agron Tufës.
Balil Gjini, shkrimtar dhe përkthyes
Trishtim i madh për këtë vend. Agron Tufa, njeri dhe shkrimtar i rrallë, e ka braktisur këtë vend. E ka braktisur sepse, siç thoshte në një nga statuset e tij, ndihej i kërcënuar mes sehirit të madh shtetëror.
Gjithë skota e kuqe e komunistëve iu turrën atij që, me një grup shokësh, u përpoq të nxirrte në dritën e diellit të vërteta kutërbonin era tmerr. Ndërkohë, skota të tëra sharlatanësh, puthatorë e lavire të pushtetit, flasin për demokraci dhe të drejta të njeriut. Turp! Turp! Turp!
Bardhyl Londo, poet
AGRON TUFA:TERMETI NR. 2
Termeti i dyte ndodhi:Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij. Tani le te dale kryeministri dordolec dhe shakaxhi dhe te deklaroje: e cfare ka ketu? Kjo ndodh dhe ne Kroaci dhe ne Bullgari…
Per cudi pas ketij termeti te
dyte heshtin shkrimtaret, heshtin organizatat e tyre,hesht. PEN KLUBI.
Po kur do te ndjeheni dhe organizoheni o njerez?
Virion Graçi, shkrimtar
Me erdhi para disa oresh nje shenim i gjate shpjegimi, ndjese vellazerore e lamtumire nga miku im i hershem Agron Tufa… Bashke me familjen ndodhet ne nje qender azili politik ne Zvicer.
U ndjeva keq… Gati nje vit me i madh se une ne moshe ai erdhi ne fakultet 2-3 vjet pas meje, vonesa per shkaqe politike/biografike te asaj kohe…
E mbaj mend vendin dhe kohen kur kemi shkembyer fjalet e para, mu ne hyrje te filologjikut, ne krahun djathtas…
Ikja e tij do te kete ndjeshmeri, komente e gjykime te ndryshme ne opinionin shqiptar; mund te synohet minimizimi dhe keqinterpretimi nga dashakeqet e tij te palodhshem sikurse, nga ana tjeter, neve qe do te na mungoje fizikisht si mik, si koleg, si njeri i dalluar i letrave – do te na behet gjithmone e me e madhe mungesa e tij.
Shkrimtar e perkthyes i radhes se pare, kuvendar i kendshem e i perditesuar me zhvillimet kontinentale kulturore-letrare, Agroni terhiqte njerez, imponohej natyrshem, fuqishem.
Besoj se do te vazhdoje te jete i tille edhe ne vazhdim, ketu, verbalisht, te pakten.
Me ben te shpresoj per sa besoj e uroj me siper arsyeja qe me dha dikur, i porsa kthyer pergjithmone nga studimet dhe punesimi universitar ne Rusi, ‘Viri, kisha frike nga tëhuajëzimi gjuhësor…’
Sa mund te jete aktual ky rrezik qe Agroni dikur ia parandieu vetes, veshtire ta thuash. Nje dyzine me libra origjinale e po aq te tjere shqiperuar prej tij jane pasuri e madhe jo vetem vetjake….
Por…. do te donim ta kishim ketu mes nesh, jo vetem me shkrime…
Po te me pyeste para se te nisej per shtegetimin e tij te veshtire, te detyruar, do t’i thoshja: urrejtja bertet, dashuria jo, eshte e heshtur. Mos e mat rrugetimin e yllit tend me tingujt e mjere te urrejtjes qe kumbon mjerueshem… Degjoje heshtjen tone.
Rexhep Shahu, shkrimtar, gazetar dhe botues
La Gon, ke gjithe
mirekuptimin tim qe ike te kerkosh siguri per femijet. Nuk te lane te qete te
rrisesh femijet pa frike ne atdhe disa eksponente te Sigurimit te shtetit te
dikurshem qe u ngjallen prej Edi Rames, qe ta mbrojne regjimin e tij dhe t’ia
luftojne atij kundershtaret. U bene agresive ndaj teje dhe te frikshem. Femijet
nuk hane fame as lavdi, nuk e kane hak te rriten me frike edhe tri dekada pasi
besuam se u rrezua regjimi enverist.
Ca gjera qe enveristet ia fshehin edhe territ te varrit nuk lejojne t’ia
tregojme drites dhe syrit te njerzve. Ti ketu guxove shume.
Tani qe ti ike po u fryjme borive te perkrahjes ne FB per ty, kemi fillue me dale prej dimiave e kokoleve, por ende nuk po e kuptojme dhe besojme se si po zgjatet nje maje e mprehte thike drejt jetes dhe lirise se secilit qe ve maje lapsi mbi leter. Po shoh shume gishta qe drejtohen drejt tjetrit dhe pothuaj aspak gishta qe ia drejtojme vetes. Po shoh edhe zgjatime te gjuheve te helmeta te njerzve qe te quajne me termat e para tri dekadave, kulak, armik, me biografi te keqe, i daklasuar… Per ata qe jane as mish as peshk, qe u duket Edi i mire e Rama i keq, po percjell kete poezi te njohur:
* * *
Martin Niemoeller
(1892-1984) pastor gjerman
Kur nazistët erdhën që të marrin
komunistët,
heshta, sepse nuk isha komunist.
Kur burgosën socialdemokratët, heshta
sepse nuk isha socialdemokrat.
Kur erdhën të marrin sindikalistët,
heshta, sepse nuk isha sindikalist.
Kur erdhën të marrin Hebrejtë, heshta
sepse nuk isha Hebre.
Kur erdhën të më arrestojnë mua,
nuk kish mbetur kush për të protestuar.
Izet Duraku gazetar dhe shkrimar
Në shenjë respekti për shkrimtarin Agron Tufa…Jetojmë në vendin ku i kërcënohet jeta shkrimtarit, ku ende taborret e luftës klasore janë gati të futen në lojë të përgjakshme vëllavrasëse. Dridhjet e Zotit qetësohen, po urrejtja e robit që vrau zotin nuk di t’i qetësojë kurrë tallazitjet e pashpirta të urrejtjes.
Barku që polli mënxyrën ende nuk është shterpuar.
Eduard Ilnica, gazetar
Na u largua edhe një mendje e ndritur…
Poeti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar Agron Tufa është larguar nga Shqipëria sepse nuk mundi të duronte kërcënimet që i vinin nga neokomunistët. Ai vetë mund t’ia dilte, por mendoi për familjen dhe mirë bëri.
Kohë të vështira, miku im, Agron! Nuk ka nevojë besoj të shkruaj se kush ishte Agroni, pedagogu dhe i palodhuri i institutit që drejtonte. Veprat e tij flasin vetë. Le të gëzohen Spartaku me shokë…
Të uroj më të mirën Agron Tufa, do të shihemi miku im!
Nedil Çika, kryetar i Shoqatës Antikoministe në Shqipëri
Me keqardhje mora vesh largimin e detyruar nga vendi yne te Agron Tufes mik dhe bashkëpunëtor i afërt ne kauzën tone te përbashkët e fisnike te dekomunistizimit të Shqipërisë.
E kam ndjekur dhe e kam mbështetur ne përpalljen me presionin komunist dhe e mirëkuptoj për vendimin qe ka marrë ne kushte ekstreme te kërcënimit te jetës se tij dhe familjes .
Ndjehem keq kur mendoj se që nuk do te jete me ne “vijën e pare te frontit “, si deri tani. Per mua është një soj sikur kam humbur ne luftë shokun në krah.
Por besoj se edhe nga Zvicra apo kudo qe te jete ne ekzil politik do te vazhdoje te jap kontributin e tij si antikomunist ,shkrimtar e mentar ne te mire te kauzës sonë te madhe e fisnike te lirimit te atdheut tonë nga komunizmi dhe format e tij të kamufluara !
Zoti ta befte mbarë miku im !
Jonila Godole, petagoge, studiuese
Agron Tufa me familjen nuk e perjetuan termetin e dates 26 nentor, por largimi i tij nga Shqiperia shkakton nje “termet” te forte fillimisht per miqte e tij te afert; per gjithe kauzen e ballafaqimit me diktaturen komuniste; per gjithe aktoret institucionale dhe private qe angazhohen ne kete drejtim si dhe per gjithe shoqerine shqiptare qe qendron indiferente ndaj goditjeve qe u jepen zerave kritike ne kete vend, a thua nuk paskemi mesuar asgje nga shurdheria dhe memeceria jone per 45 vjet.
Agroni ka paraqitur sipas rregullores doreheqjen e tij prane Bordit drejtues te ISKPK bashke me arsyet qe e kane detyruar te marre kete vendim, te cilat besoj se do behen publike se shpejti. Me siguri do te kete interpretime te ndryshme ne ditet qe vijne se perse ai ndermori kete rruge, a eshte e tepruar apo jo kanosja ndaj tij dhe familjes se tij, etj, etj… Por si anetare e Bordit Drejtues shpreh personalisht indinjaten time te thelle per metodat e uleta depersonalizuese dhe kercenuese qe figura politike ne pushtet dhe ndihmesit e tyre perdorin vitet e fundit per te goditur çdo individ qe lufton per zbardhjen e krimeve te komunizmit; per te mbytur zerat kritike qe nxjerrin zbuluar regjimin e djeshem dhe trashegimine e tij te kalbur moralisht dhe politikisht qe e katandasi Shqiperine serish ne nje vend monopartiak.
Gentiana Sula, Kryetare e Komitetit te Dosjeve
Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kercenimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.
Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.
Me Z. Tufa kemi kendveshtrime te ndryshme per qasjet mbi perballjen me te shkuaren diktatoriale, por na ka bashkuar qellimi i perbashket dhe bindja se nuk ka demokraci te qendrueshme pa dekomunistizim te shoqerise sone. Kam vleresuar gjithmone kurajon e tij, pasionin dhe penen e zhdervjellet, dhe shpresoj qe zeri i tij nuk do te na mungoje.
Lulzim Haziri, shkrimar
Sot, gjithë ditën e lume, kam lexuar për azilin politik të mikut tim Agron Tufës me familje dhe kam komunikuar me miq për këtë lajm të hidhur. Ka ikur një njeri që, bashkë me miken time, Elvanën, mbanin mbi shpatulla nga dy-tri punë, duke mos u ankuar për asnjë çast për barën që mbanin sepse kjo i bënte të lumtur – donin familje të madhe. Kurrë nuk i kam dëgjuar të ankohen për këtë! Përkundrazi, kjo i bëntë të hareshëm, dinamik dhe të mobilizuar.
Ajo që i shqetësonte kohëve të fundit ishte fushata e kërcënimeve kundër Agronit si Drejtor ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, shkaku i detyrës dhe qëndrimeve publike që i mbante.
Kjo është përgjegjësi e shtetit, e politikës, e pushtetit gjyqësor, e shoqërisë civile dhe e çdo shqiptari, sepse siguria individuale, e familjes dhe pronës, si dhe liria e shprehjes duhet të jenë të panegocueshme.
E di se Agroni s’do të resht së shkruari, s’do të na lë, neve, lexuesëve të tij, po për jetën kulturore shqiptare kjo është një goditje e rëndë. Ishte i pandalshëm dhe i gjithëpranishëm. Me dijen dhe shijen e tij i jepte shpirt çdo aktiviteti kulturor.
Neve, miqve të tij, përveç tjerash, do të na mungoje përzemërsia se si e shkep cigaren. E bën siç di vetëm ai!
Ndaj, duhet bërë çmos që të krihot një ambient i ri shqiptar për ta kthyer Agronin dhe familjen e tij në shtëpinë e tij, në Shqipëri!
(Dy foto nga takimi i fundit me Agronin dhe Elvanën në Gostivar).