Ditën e nesërme datë 1 Shtator 2021 shkollat do të hapin dyert për nxenësit. Edhe përse Ministria e Arsimit pak ditë më parë njoftoi shtyrjen e fillimit akademik 2021-2021 me dy javë shkollat do të hapin dyert me programet e mësimit plotësues për shkak të pandemisë vitin e kaluar.
Shkollat e Dibrës janë gati për të pritur nxënësit e interesuar per këto programe pasi sipas ministrisë nuk pjesmarrja nuk është e detyruar.
Ashtu si shkollat e tjera dhe shkolla “Selim Alliu” Peshkopi në rrjetet sociale të tyre dhanë njoftimet për detajet e mësimit plotësues. Ndër të tjera stafi i shkollës “Selim Alliu ” në Facebook shkruan
Të nderuar prindër dhe nxenes !
Ju informojmë zyrtarisht se më dt.1 shtator 2021 do te fillojmë me programin e mësimit plotësues.
🌸 Gjithashtu do te behet edhe shperndarja e tekstit shkollor per te gjithe nxenesit nga kl e pare deri ne kl e nente falas.😊
Programi yne shkollor përgjate ketyre diteve ka per qëllim:
📚 Ripërsëritjen e njohurive nga klasa paraardhëse bazuar mbi nevojat e identifikuara në bazë të testimeve të zhvilluara nga ASCAP gjatë muajit Maj 2021, por edhe në bazë të nevojave të identifikuara në bazë shkolle nga mësuesit tanë në klasat dhe lëndët në të cilat japin mësim;
📚Mbështetjen sociale;
📚Aktivitetet që nxisin kreativitetin, mendimin e lirë, pjesmarrjen aktive si element kryesor i aktivizimit masiv;
📚Aspektin shëndetësor
Kujdesi dhe masat mbi viruset ekzistuese
Ju mirëpresim me shumë kënaqësi të ndërtojmë së bashku të ardhmen e sigurt e të ndritur pranë shkollës sonë, duke uruar qe te jete nje vit suksesi per te gjithe!🤲
📚Programin e detajuar, orarin dhe grafikun e veprimeve sipas klasave do ta merrni si informacion ne ditet ne vijim nga mesuesit kujdestar.
Suksese!
Drejtoria e shkollës