Ne kuader te 75 Vjetorit te Çlirimit dhe festave të Nëntorit shkolla ” Selim Alliu” organizoi një aktivitet kulturor dhe artistik nën drejtimin e mesueses së historisë Irida Domazeti e cila ideoi dhe realizoi me sukses këtë aktivitet me nxënesit e palodhur dhe të mrekullueshem.
Aktiviteti me përmasa të mëdha u zhvillua në ambjentet e pallatit të kulturës në Peshkopi ku morën pjesë drejtues institucionesh dhe organizatash. Një aktivitet me të vërtetë I arrirë ku shkolla bashkëpunoi ngushtë me institucionet dhe organizatat të cilat ndihuman nxënësit e kësaj shkolle të realizonin këtë aktivitet kaq të bukur.
Të pranishëm ishin pjestarë të Bashkisë Dibër, të Zyrës Vendore Arsimore, World Vision si dhe Ardhmëria dega e Dibrës. Ngjyrat kuq dhe zi si dhe materialet me natyrë patriotike ishin pjesë e aktivitetit.