Përveç evenimentit të futbollit në Fushë Alie organizatorët menduan dhe për aktivitete në shkollën 9-vjeçare “Fushë Alie”
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte Drejtoresha e Zyres Arsimore Dibër Brigena Dani, përfaqësues institucionesh, gazetarë, ish mësues dhe drejtues të shkollës.
Kjo shkollë nuk u zgjodh rastësisht si pikë aktivitetesh por si një rikthim i disa organizatorëve në shkollën ku ato e nisën.
Defrim Methasani filloi karrieren si mësues pikërisht në këtë shkollë, Bujar Karoshi botues po ashtu nxënës i kësaj shkolle bënë të mundur dhurimin e një numër të konsiderueshëm librash, mjete sportive dhe shumë dhurata të tjera.
Drejtuesit dhe stafi i shkollës 9-vjecare Fushë Alie u treguan shumë falenderues dhe mikëpritjes për këtë aktivitet dhe siguruan që do punojnë fort që të tilla aktivitete të bëhen sa më të shpeshta.