Shkolla 9-vjeçare “Demir Gashi” aktivitet model në kuadër të Festave të Nëntorit

0 0
Read Time:1 Minute, 1 Second

-Sot ka qenë një ditë e mbushur me aktivitete të shumta ku pothuajse të gjithë shkollat organizuan aktivitete në kuadër të festave të Nëntorit.

Shkolla 9-vjeçare “Demir Gashi” ishte një nga shkollat ku gazetarët e portalit Dibra ON ndoqën dhe panë nga afër një organizim perfekt që nga drejtuesit deri tek nxënësit e parashkollorit. Kjo festë nuk kishte si të përcillej ndryshe ku fëmijët e talentuar recituan, kënduan, luajtën dramatizime dhe dhanë mesazhe patriotike për sallën e mbushur plot me mësues, nxënës, të ftuar dhe drejtues të institucioneve.

Skena e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi ishte e mbushur me fëmijë të veshur simbole kombëtare.

Ka festë Shqipëria:- ishte slogani i këtij aktiviteti ku si çdo Nëntor zgjohen ndjenjat më të bukura të atdhedashurisë!

Bashkëpunimi i ngushtë mësues-prind -nxënës solli realizimin e një aktiviteti gjithëpërfshirës me këngë, valle dhe interpretime nga filmat e vjetër shqiptarê! Falenderim i veçantë për mësuesen e veprimtarive Malvina Fida, dhe mbështetjen e veçantë të mësuesve Meliha Demiri, Denis Kapxhiu, Danjela Erebara dhe Hysen Seferi. 

Të tilla aktivitete japin një impakt të rëndësishëm në jetën artistike, kulturore të qytetit dhe shkolla 9-vjeçare “Demir Gashi” gjeneron shpesh të tilla emocione jo vetëm tek nxënësit por mbarë qytetin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %