Shimcani, një fshat ku mjedisi merr jete

0 0
Read Time:5 Minute, 0 Second

Shimcani është një fshat qe bën pjese ne zonën e Dibrës nen administrimin e komunës Tomin. Eshte nje fshat i vogel malor me tradita Dibrane i kufizuar nga shume fshatra te tjere nder ta Staraveci, Zimuri, Bahutja, Deshati, Tomini .

Shimcani, nje fshat i vogel me 274 banore, eshte nje fshat ku gjelberimi te merr syte ne stinet e tij. Mbushesh me fryme ne kete fshat. Ne Diber verehet shume braktisja e fshatrave dhe devijimi drejt qytetit te Peshkopise por edhe drejt qyteteve te tjera. Ne Shimcan duket se ky fenomen nuk ka prekur shume. Ne vitet kur vendi yne hyri ne demokraci, Shimcani qe nje fshat me 330 banore por me kalimin e viteve u braktis nga nje pjese e vogel banoresh. Krahasuar me fshatrat e tjere nuk ka shume te larguar kjo ndoshta se ky fshat eshte shume afer qytetit vetem 4 kilometra dhe eshte i per shtatshem per te bere nje jete te mire .

Banoret e fshatit jane te lidhur ngushte me te, me token e tyre, me natyren e fshatit. Fanatik per te banoret nuk lejojne t’u preket asnje centimeter nga gjelberimi i tyre, nga natyra e fshatit te tyre. Po te vizitosh Shimcanin sapo te hysh ne kufijte e tij si fshat ndeshesh me parcelat e medha  me pemet e mbjella nga vete fshataret, parcelat e pafundme me bime arrash, qershi, molla e te tjera. Ne dyanet e rruges per te hyre ne fshat shikon pishat e medha shumevjecare me gjelberim marramendes. Ne çdo kohe te vitit ato i gjen aty anes rruges e te shtrira deri ne fund te perroit te fshatit. Sikur te thone mireseerdhe me gjelberimin e tyre qe te mbush me fryme, te jep jete .Ne anen e siperme te perroit shtrihet  e ashtuquajtura Kodra e madhe dhe Llagushtica te mbushura me lajthi qe duken te pafundme.

REC (Qendra Rajonale e Mjedisit) ka mbeshtetur dy shoqata Mjedisore per te hartuar per here te pare planin e mbareshtrimit te Pyjeve ne Shimcan. Me pas Shoqata e perdorueseve te pyjeve te fshatit Shimcan ka mbjelle 2500 rrenje akacie , 420 bime lajthi edhe 300 rrenje arras i dhe punime te tjera rehabilituese.

Shimcani nje fshat tashme pothuajse i ndergjegjesuar per mbrojtjen e pyjeve perbehet nga 138 hektar pyje ku dallohen lisi, ahu, geshtenja, lajthia, pisha, acacia, arra e te tjera. Kulotat zene rreth 10 hektar ne Shimcan. Ne fshat ka shume burime ujore. Ne bezin e lajthive ka burime uji te pijshem qe perdoret dhe nga banoret por jo vetem ka dhe burime te shumta ujore te tjera qe fshataret i perdorin per vaditje.

Ne vitin 1993 pasi ishin ndare tokat dhe secila familje tashme kishte hapesiren e vet tokesore pylli ishte ne gjendje shume te keqe. Pyjet ishin pothuajse te gjitha te shkateruara ca te prera ca te tjera te ngrena nga bagetite, gjelberimi mungon te dhe fshataret e pane te nevojshme mbledhjen e keshillit te fshatit per te bere dicka. Pas kesaj mbledhjeje u vendos krijimi i nje rregulli per fshatin dhe zbatimi menjehere i tij . Ky vendim parashtronte qe dhia do te hiqej nga fshati, te gjithe banoret i shiten dhite pasi ajo e demtonte pyllin. Prerja e pemeve gjithashtu u ndalua dhe me kalimin e kohes pyjet u zhvilluan dhe fshati u gjelberua. Mesatarisht cdo familjeje ne fshat i takon 5 hektar pyje dhe kete prone te tyren banoret e shohin si prone per ta mbrojtur e jo per ta shfrytezuar .

Ne Shimcan jane vene ne zbatim shume projekte nga Organizata e Mbrojtjes se Pyjeve. Mbjellja e akacieve, geshtenjave, lajthive, arrave  e te tjera bime shumevjecare, gjithashtu dhe pastrimi i hapesirave pyjore jane disa nga aktivitetet e zhvilluara ne kete fshat. Dimri ne Shimcan eshte i ftohte dhe i eger dhe banoret perdorin drurin per ngrohje, por kjo s’do te thote se pylli duhet te pritet pa rregull. Banoret duke krasitur pemet e duke pastruar pyllin arrijne te sigurojne druret per ngrohje gjate dimrit. Ka dhe nga ato banore negative ne fshat qe me aktivitetin e tyre demtojne pyjet por autoritetet duke zbatuar Itifakun (rregullat) qe jane vendosur per mbrojtjen e pyjeve, arrijne t’i ndalojne keto faktore negative ne fshat .

Fshati kryesisht merret me bujqesi. Shimcani njihet me shume per pataten dhe fasulen por kultivohene dhe bime te tjerasi misri, gruri, thekra, tershera e te tjera. Kohet e fundit disa nga banoret kane filluar te kultivojne hectare te tera me bime sherebelje apo edhe domate qe i nxjerrin ne treg per shitje .Fshati njihet edhe per molle, cdo familje ne shimcan ka nje hapesire toke, te cilen ia ka kushtuar drureve frutore kryesisht molleve. Shimcani ka rreth 218 hektare toke te punueshme dhe ka kushte te favorshme per zhvillimin e bujqesise. Persa i per ket blegtorise siç e permenda me lart, dhia eshte hequr nga perdorimi banoret kultivojne lopen dhe delen, qe krahas plotesimit te nevojave te veta familjare, nje pjese e tregtojne, pothuajse e gjithe lagjia e Kamenit ne Peshkopi furnizohet me qumesht nga Shimcani dhe fshati fqinj i tij Staraveci.

Fanatizmi me te cilin banoret e mbrojne pyllin e tyre ka bere qe fshati mos te mos kete shume problem me rreshqitjen e tokes. Problem per banoret gjate veres eshte vaditja pasi rezervuari i ujit ka pesuar nje carje dhe e kullon ujin. Banoret shprehen se nje tjeter problem i tyre eshte infrastuktura rrugore. Ato thone se jetojne ne nje fshat shume afer qytetit vetem 4 kilometra dhe rruga deri ne fshat eshte katastrofe.

Shimcani nje fshat shume i organizuar qe ne pamje te pare duket si nje familje e vetme, eshte i  lidhur ngushte me natyren, me token, me gjelberimin qe per ta eshte jete. Me punen e tyre ato mundohen qe te mos lene asnje cope toke pa i dhene jete (pa punuar e mbjelle).Si burrat ashtu dhe grate nuk dine te lodhen duke punuar ne menyre qe fshatin e tyre ta lene ne nje gjendje me te mire se ç’e kane gjetur per brezat qe vijne pas

Irma Basha

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %