0
0
Read Time:21 Second
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku është vrarë një 50-vjeçar. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 50vjeçari është vrarë pas një sherri për pronën me dy vëllezër. Mësohet se viktima është Xhetan Konesha i cili ka ndërruar jetë në spital pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve, Muhamet Mera ndërsa në kërkim është vëlllai i tij Altin Mera.