Sherr për gardhin, katër persona përleshen mes tyre në Mat

0 0
Read Time:40 Second

Policia e Matit ka vënë në pranga 4 persona pasi janë konfliktuar për pronën.

Nga sherri ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mat / U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie, vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68 vjeç; N. M., 60 vjeç; F. M., 24 vjeç; A. M., 24 vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mat.TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %