Ishte dita e parë e muajit të pranverës së vitit 1980, ku dielli sapo kishte hedhur rrezet e para mbi shtëpitë e fshatarëve. Ora shënon diku 6 e mëngjesit, teksa zoti Munir biri i një mësuesi dhe një rrobaqepëseje, merrte për herë të parë detyrën si kryetar kooperative, duke zëvendësuar zotin Qazim Tapa, tashmë i ndjerë pas një helmimi të rëndë. Ai ishte një mesoburrë i martuar me një zonjë të nderuar diku dy fshatra më tej dhe zoti i kish falë plot pesë së fëmijë që gëzonin shëndet të plotë. Munir Qejfmadhi vinte nga një fshat i largët ku fjala donte kohë të shkonte e si fjala edhe njerëzit e shkolluar mirë vështirë të shkonin deri atje. Pas shumë tentativash e shumë provash për besnikëri tashmë ai arriti të mbushë mendjen partisë dhe kuvendit popullorë të drejtonte dhjetra gra e burra të fshatrave në punën ku kooperativa e tyre funksiononte. Nga një brigadjer me përvojë tashmë ishte kryetar kooperative dhe duhet të mbante mbi shpinë një barrë të rëndë.
Që në ditën e parë të punës ai premtoi prodhimtari të lartë mbi përqindjet normale të viteve tjera. Prodhimi grurit, misrit, patateve e shumë produkteve të tjera bujqësore që kjo zonë I siguronte nënës parti, vinin nga duart e ashpërsuara dhe të plasura nga punat e grave që vazhdimisht torturoheshin në mes të shiut apo vapës përvëluese të fshatrave.
Cdo ditë pas rënjes së këmbanës sheshi fshatit mbushej me fytyra burrash të lodhura të nxirë nga djelli pranveror dhe me gra të mbuluara me shaminë ngjyrë të bardhë karakteristike të zonës. Zëri i zotit Munir dëgjohej rrallë, pasi brigadjerët vartës të tij transmetonin çdo urdhër duke drejtuar punën e fshatarëve në përpikmëri. Shamitë e bardha që mbulonin kokat dhe fytyrat e vjazave të fshatit nuk pengonin kryetarin apo brigadjerët të dallonin dhe të përcaktonin sa të afta ishin ato; apo sa të pashme ishin ato. Burrat ose disa prej tyre rraskapiteshin në punë të rëndamta që zoti Munir nuk I kishte provuar kurrë por urdhëronte që gjithcka të bëhëj sipas planit të tij. Çdo gjë shkonte siç duhej, të mbjellat përfunduan, plani pothuaj se u arrit dhe fshatarët ndiheshin të lumtur për këtë gjë.
Kryetar Muniri, babai i 5 fëmijëve dhe burri i një gruaje që një katund e mbante në gojë çdo ditë viziton e qëndron pranë punëtorëve duke i ndihmuar shumë, veçanërisht vajzat e reja dhe gratë e kooperativës. Ky xhest fisnik, në dukje nuk kalohej pa rënë në dukje , poshtë syve kureshtarë të mbuluar nga shamitë e bardha e të panjollosura.
Përvec urdhërave, procesverbaleve e halleve të tjera që zienin në kokën e kryetarit ishte gjetja e ushqimit, pulave e rakisa më cilësore të zonës. Sigurisht, me ndihmën brigadjerëve të tij të gjitha këto sigurheshin pa u diskutuar fare.
Qanie Shudha, një grua e hijshme dhe bujare që në jetën e saj kurrë nuk kishte mbajtur një shami kujdesej që shoku Muniri të mos hante çdo ditë një ushqim. Edhe në kohën e të ndjerit ajo nuk kishte punuar, madje thuhej se rrinte në gadishmëri për të sajdisur mirë të rëndësishmit që vinin në fshat teksa burri i saj ishte një nga brigadjerët që komandonte kryetar Muniri ishte në krye të detyrës.
-Mirë që të kam moj Qanie. Duhet të ndërrosh mishin herëve tjera, nuk hahet cdo ditë i njëti mish:-ishte herë pas here bauta zotit Munir teksa sajdisej në odat apo hijet e pemëve të veçuara nga syri i lirë. Kryetari sajdisur mirë edhe nga gruaja e tij por dora e zonjës Qanie ishte ndryshe, dukej sikur i bënte gjërat me magji. Ajo dinte si të sillej e si të gatuante gjërat e mira për të!
Ditet kalonin duke ndjekur njëra tjetrën, duke punuar e duke u njohur më shumë me kryetarin dhe njëri tjetrin. Burrat e gratë cdo ditë punonin për të pasur ushqim në shtëpitë e tyre, për të grumbulluar në fund ditët e punës. Vajzat e reja të fshatit admironin zgjuarsinë dhe xhentilesën e kryetarit, e shumë prej tyre guxuan të qëndronin kundra rrymës.
Në shumicën e kohës e kalonte arëve duke parë punën e duke dremitur ku të gjente e ku të mundte. Kooperativa që ai drejtonte dukej sikur po ecën mirë. Barazia nuk ishte pikë e fortë por gjithësesi një pjesë e njerzive e kishin përzemër.
Vapa nuk ishte e njëtë për të gjithë dhe as pluhuri e djersa nuk kishte aromë të njëtë. Shamitë e bardha që mbulonin fytyrat nga dielli dhe vapa bënin përjashtim me njëra tjetrën, por i ashtëquajturi pesëmbëdhejtë- ditëshi nuk ndryshonte. Ditët e punës ishin të plota herë pas here mbi përqindje. Edhe norma po ashtu, bëhej gjithmonë në kohë, nga njerëzit që mbulonin me shoshë bëmat e kryetar Munirit. Herë shkonin, herë vinin herë nuk dihej nga shkonin në cdo fshat kryetari kishte shamitë e tij të pastra që dielli I shihte vetëm në disa vende.
Ai kishte pushtetin dhe fatin e vajzave në fshat, ku nëse ato lodheshin sadopak ai merakosej më tepër për gruan e tij. Qëndrimet në shtëpi ishin të largëta, e fëmijët për të ishin pothuajse të huaj bashkë me gruan e tij. Fshatrat ishin të vegjël e kooperativa fliste nën zë, buconte e ziente por askush nuk e kishte guximin të fliste, madje as Semia, nëna e fëmijëve të tij, që një kooperativë e donin atë. Kryetari mbeti kryetar deri sa kooperativa u prish e shamitë e bardha u hoqën ende të pa bëra pis.
Sistemi i padrejtë nuk mundi të rrëzonte familjen e tij pasi vetë Semia arriti të bëhej burrë e të eduonte fëmijët, jo si një kryetar!
(Ky është një tregim artistik. Çdo gjë është e bazuar sipas imagjinatës)
Nga: Samet Zagradi