Personazh” është një projekt që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme. Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta.
Nga: Samet Zagradi
Rrjetet sociale zënë padyshim një vend mjaft të rëndësishëm tekcdo njëri nga ne. Mënyra se si gjithësecili nga ne ka preferuar tëekspozohet është sa dinamike aq dhe e ndryshme nga njëratjetra. E vërteta e hidhur është që pjesa më e madhe e personavepasqyrojnë elementë negativë por jo cdo kush e bën atë. Nëse je përdorues I rrjeteve sociale si Instagram, Tik Tok apo dickatjetër është e sigurtë që ke parë një djalë që gatuan receta dhe I komenton ato në gjuhën tradicionale dibrane.
Semi Jella me origjinë nga Gjorica është 22 vjec dhe prej 3 vitesh jeton në Francë. Me një pasion të madh për gatimin, sidomos atë tradicional dibran ka arritur të ketë qindra ndjekësdhe të kthehet në një personazh që e duan të gjithë. Në njëintervistë për portalin Dibra ON, Semi na tregon se si e nisi dhesi sot ai merr qindra mesazhe duke u bërë inspirim dhe duke dhënë ide tek qindra familje..
Rustem Jella është I biri Shkëlqimit dhe nipi I Ismet Jellës, njëburrë I respektuar në gjithë rrethin e Bulqizës. Ai vjen nga njëfamilje e thjeshtë dhe punëtore ku ndershmëria gjithmonë kaqenë parësore. Që në moshën 12 vjec, Semi zbuloi nga familjase kishte një talent të shtuar në fushën e gatimit. Gjatë gjithëkohës përpiqej të ishte kreativ dhe të gatuante që për zonën tonëështë dicka e vecantë në atë moshë, sidomos për cunat.
I pyetur sa I lidhur je me dibrën Semi përgjigjet :- Sigurisht që Dibra është vendi im I zemrës. Jetoj në Francë prej disa viteshdhe Dibra më mungon shumë. Recetat e mia I tregoj me gjuhën standarte të Dibrës ose dibrancen e vjetër sepse ne kemi gjuhën më të vecantë në Shqipëri. Marr cdo ditë qindra mesazhe dhe komente ku pjesa më e madhe më përgëzojnë për gjuhën dheproduktet që gatuaj por ka sigurisht edhe skeptike të cilëtndoshta preferojnë gjuhën standarte letrare. Po ashtu më vijnë cdo ditë shumë mesazhe ku më sjellin me foto ose video recetëne ditës që unë mund ta kem hedhur në rrjetet sociale. Rrjetet sociale nëse përdoren me zgjuarsi janë një mjet mjaftë I mirë përtë treguar talentin tënd dhe duke dhënë mesazhe pozitive përndjekësit të cilët janë të shumtë :- tregon Semi Jella, 22 vjecari nga Gjorica.
Të flasësh dibrance është sa e bukur po aq dhe e vështirë përdikë që nuk është dibran. Madje të shumtë janë ato që nuk e kuptojnë por kur flitet gjuha standarte shqipe duke shpjeguar recetat e gatimit, kjo është mjaftë interesante. Semi tregon që përmomentin nuk punon shef kuzhine, sic mund ta mendojme ne pasi recetat janë mjaftë cilësore. Për shkak të dokumentacionit I riu dibran nuk mund të ushtrojë këtë profesin por ai ka zgjedhurmënyrën më të bukur që talentin të mos e ndajë vetëm me klientët e një restoranti por me 80 mijë persona në Tik TOK dhe23 mijë në rrjetin social Instagram. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë përdorues të rrjeteve sociale, I riu dibran ka preferuar të japë mesazhe dhe instruksione pozitive ndjekësve që janë të shumtënë numër dhe për këtë gjë Semi Jella meriton një mbështetje dhepërgëzime të shumta nga të gjithë.
Më poshtë gjeni linqet e adresave që Semi Jella prezanton recetat:
https://instagram.com/semiijella?igshid=MWI4MTIyMDE=
https://www.tiktok.com/@semiijella?_t=8YwcdeM15aY&_r=1