Në këto ditë të ftohta dhe zona të bllokuara, dalin edhe heronjë që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Një ndër ta është edhe infermieri Ruzhdi Bruci në fshatin Selishtë.
Ai ka arritur të çajë për dy orë trashësinë mbi 1 një metër të dëborës dhe të shpëtojë jetën e një gruaje të cilën e kishte kafshuar qeni.
E gjithë ngjarja u bë publike nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Dibër me anë të një njoftimi.
Postimi i plotë:
“Sot fale punes dhe perkushtimit te infermierit Ruzhdi Bruci prane Qendres Shendetesore Selishte, ku trashesia e bores ka arritur deri ne 1 meter e gjysme, u be e mundur nderhyrja mjekesore ne kohe per nje paciente.
Pacientes nga momenti ne moment i rrezikohej jeta, ku si pasoje e nje kafshimi nga qeni gjendja e saj shendetesore u perkeqesua rende. Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar cdo veshtiresi te motit ka ecur per dy ore ne kembe mes nje acari dhe te ftohti te pazakonte, ku fale gadishmerise dhe mjekimit sipas parametrave mjekesore, pacientja eshte jashte rrezikut per jeten.
Per kete sakrifice sublime dua te falenderoj Drejtuesin e Qendres Shendetesore Selishte Dr. Jetmir Tafen dhe Administratorin e njesise administrative per nje bashkepunim teper korrekt. Keto jane pamjet e ketij momenti teper human dhe te veshtire!!”
/dibraon/