Selim Alliu, normalisti me titullin e lartë “Mësues i Popullit ”

0 0
Read Time:4 Minute, 21 Second


Nxënës i shkëlqyer, fitoi bursë për në shkollën “Normale “ të Elbasanit. Edhe si normalist u dallua për rezultate të larta e sidomos ishte i prirur për letërsi.Drejtoi revisten “Normalisti”, ku publikoi skica,tregime e novela si:” Gjaku i malësoreve”, ”Lulekuqja e çuditshme”, ”Agai i fshatit”, “Ku dergjen dëshmoret”, ”Dashuria ime”etj. Ne vitin 1934 mbaroi me rezultate të shkëlqyera edhe “Normalen”. Në shkollën ushtrimore ku zhvillonte praktikën pedagogjike, u dallua si metodist e mësues me takt pedagogjik.
SELIM ALLIU
Mësuesi më popullor i krahinës së Zerqanit dhe i mbarë Dibres,padyshim, Selim Ramadan Alliu, mbetet figura qendrore intelektuale e arsimit në Dibër. Lindi me 18 qershor 1910 ne fshatin Strikçan të krahinës Zerqan , në familjen e nderuar të Ramadan Alliut. Ashtu si dhe vëllai i tij Vehbiu,(“ Gjeniu i Strikçanit”, për të cilin kam shkruar te faqja më parë), shkollën fillore e kreu në Zerqan me rezultate të shkëlqyera.
Me ndihmën e të mirënjohurit Ramiz Alliu ( “Intelektuali qe njohu 2 bote”, shkruar më parë te faqja), po nga Strikçani,ish mësues i tij,i cili dalloi tek Selimi inteligjencën dhe dëshiren për dije dhe që u bë shtysë që ai të vazhdonte shkollën “Plotësuese” të Kastriotit, e vetmja shkollë e nivelit të lartë, për kohën në Dibër. Si nxënës i shkëlqyer, fitoi bursë për në shkollën “Normale “ të Elbasanit. Edhe si normalist u dallua për rezultate të larta e sidomos ishte i prirur për letërsi.Drejtoi revisten “Normalisti”, ku publikoi skica,tregime e novela si:” Gjaku i malësoreve”, ”Lulekuqja e çuditshme”, ”Agai i fshatit”, “Ku dergjen dëshmoret”, ”Dashuria ime”etj. Ne vitin 1934 mbaroi me rezultate të shkëlqyera edhe “Normalen”. Në shkollën ushtrimore ku zhvillonte praktikën pedagogjike, u dallua si metodist e si mësues me takt pedagogjik. Pas diplomimit emërohet mësues në Pepël të Libohovës e më pas në Trebisht të Gollobordës, Diber. Për punën e mirë të bërë , u vlerësua nga Ministria e Arsimit dhe në vitin shkollor 1937-38 u emërua mësues në ushtrimoren e Elbasanit. Me 1938 emërohet drejtor në Zerqan. Pas Zerqanit punoi si inspektor në Drejtorinë Arsimore të Qarkut Dibër e më pas, për vështirësitë që kishte vendi , kur sapo u çlirua,pranoi të punonte si vullnetar( pa rroge), në detyren e shefit të Seksionit të Arsimit të rrethit Dibër, detyrë të cilën e kreu për 2 dekada dhe ku u dallua si organizator e profesionist i rrallë. Krahas kësaj detyre ai perballoi dhe atë të anëtarit të këshillit Antifashist dhe të këshillit Popullor si dhe të anëtarit të kryesisë së Komitetit Ekzekutiv të Dibrës. Më 1 Mars 1961 mori titullin “ Mësues i merituar” dhe me 20 dhjetor 1969, në 25-vjetorin e kongresit të parë të Arsimtarëve , ne Korçë , për meritat e tij të çmuara, Presidiumi i Kuvendit Popullor i dha titullin ”Mësues i popullit”. Krahas veprimtarisë së frytshme dhe efektive arsimore për Dibrën, i nderuari Selim Alliu , zhvilloi dhe një veprimtari shkencore në fushën e historisë e të etnografisë,gjë që pasqyrohet në disa punime të trashëgimnisë iliro-shqiptare. Ishte ai që gjeti nje çekan guri të brimuar dhe një mozaik bardhezi në Fushe-Gurrë, Strikçan në 1970-tën, tipike për mijëvjeçarin 4-3 para Krishtit e fisit të shquar ilir të Penestëve, si një nga vendbanimet më të lashta. Shkroi dhe mbi betejen e Torviollit në Valikardhë, me 28 qershor 1444, veçoritë etnografike të veshjes së grave të Zerqanit e vallen karakteristike të krahinës së Zerqanit, të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare, por punën e tij të palodhur e nderpreu 12 korriku 1977 , kur zemra që rrihte për të gjithë, pushoi se rrahuri. Mesuesi popullor Selim Alliu u varros me nderime , siç e kishte lënë amanet , në Strikçanin e tij të dashur,i përcjellë për në banesën e fundit nga një kortezh i pafund njerëzish, të ardhur nga e gjithë Shqiperia. ( Sot varri i tij ndodhet në Peshkopi.). Ai vdiq,por vepra e tij mbetet e pavdekshme.Ajo rron sot tek pishtarët e shumtë të dijes, të zonës së Zerqanit, që ai i zbuloi dhe në bashkëpunim me familjen i dërgonte në shkollim për mësues. Mësues Selimi edhe kur vinte për kontroll si shef seksioni i Arsimit, së pari ulej gju më gju me mësuesit e popullin e i pyeste për hallet e tyre. Me pleqtë ai behej plak , me ne fëmijët bëhej fëmijë e festonte bashkë me ne edhe ardhjen e Ditëverës,edhe festën e Vitit të Ri. Duke pare inteligjencen e fëmijëve të Strikçanit, në bashkepunim me prindërit, i shkollonte këta femijë për mësues,gjë që pas vdekjes së tij u bë traditë për Strikçanin, i cili sot, duke përfshirë traditën, edhe pse me 100 shtëpi aktualisht, i bie mesatarisht 1 mësues për shtëpi.Emri i këtij flakadani të arsimit dibran është përjetësuar dhe në shkollën më të madhe 9-vjeçare në Peshkopi, e cila mban emrin e “Mesuesit të Popullit”, Selim Alliu. Vepra e tij,më 7 Mars 2003 mori dhe titullin “Qytetar nderi i krahinës të Grykes së Madhe”,dhënë nga komuna Zerqan e në shtator 2006 nderohet me titullin “Nderi i qarkut Diber”. Selim Alliu mbetet një ndër arsimtarët më të njohur të vendit dhe nderi e krenaria e Dibres, dhe ne , gjeneratat e sotme perulemi me respekt para vepres së tij.

Marr nga faqja Intelektualet e Strikçanit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %