Selaudin Vranezi, djali model që të rinjtë e Dibrës duhet të ndjekin

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Vazhdimisht jemi mësuar të dëgjojmë për djemtë dhe vajzat dibranë të cilët shkëlqejnë në punët dhe studimet brënda dhe jashtë vendit. I tillë është dhe Selaudin Vranezi, djaloshi që vjen nga një familje me bazë besimit mysliman pasi u dallua me rezultate të mira në shkollën private fetare “Sulemaniye” në Tetovë të Maqedonisë po shkëlqen me rezultate të shkëlqyera në shkollën po me bazë fetare në Stamboll të Turqisë.

Ai lindi në vitin 2000 në fshatin Staravec, djali i fundit nga katër fëmijët e një familje të thjeshtë u dalluar për sjelljen dhe aftësitë humane që ai zotëronte.  Selaudini prej kohësh ka qenë pjesë e organizatave dhe xhamive në qytetin e tij të lindjes Peshkopi duke marrë dhjetra çertifikata dhe mirënjohje si rezultat i punës dhe dashurisë së tij për fenë myslimane.

Ai është një nga 25 studentët shqiptarë të cilët studiojnë Teologji Fetare në shkollën “Sulltan Ahmet” në Turqi ku dallohet për rezultate të larta në shkollë si dhe për shpjegimin e termave fetarë. Selaudin Vranezi njeh mirë gjuhën Turke dhe Arabe të cilat e ndihmojnë atë në rezultatet dhe fitimin e aftësive të cilat ai  ua përcjell sot studenteve të tij në qytetin e Gostivarit

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %