Në një njoftim të Policisë Vendore Dibër, bëhët me dije për prezencë bore dhe akulli në disa akse rrugore të Dibrës. Për pasojë policia thotë se ka shtuar patrullimet në rrugë.
Ndërkohë, Policia përmend gjithë segmentet e kalueshme me zinxhirë ose pjesërisht me zinxhirë:
Domaj-Draje
Rec
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi- Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Ura Cerenecit-Steblevë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë.
“Patrullat e Policisë Rrugore, janë prezente në rrugë duke këshilluar dhe orinetuar, dhe në shumë raste kanë ndihmuar drejtuesit e mjeteve në nevojë . Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë në akset e lartëpërmendura si dhe të moderojnë” mbyllet njoftimi Policisë Vendore Dibër.
#DibraOn