Sandra Xheleshi, nga Britania kandidon për deputete në vendlindjen e saj Dibër

0 0
Read Time:2 Minute, 25 Second

Zgjedhjet vendore të Prillit 2021 priten me shumë interes nga të gjithë. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se mes kandidaëve ka emra të rinj me një cv shumë interesante dhe me një prespektivë për të ardhmen e vendit. Portali online Dibra ON bisedoi me një personazh mjaftë interesant kthyer nga Britania  dhe që kandidon si kandidate për deputete në Qarkun e Dibrës në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli.  Sandra Xheleshi është vajza nga Dibra lindur në Klos dhe që në moshën 8-vjeçare është larguar dhe shkollua në Britaninë e Madhe. 

Sandra Xheleshi e ftuar në Opinion

-Sandra përshëndetje!  Urojmë suksese për nismën që ke ndërmarrë. A mund të na thuash kush ështe Sandra, për një publik që ka interes tu njohë?

Une jam Sandra Xheleshi. Jam kandidate per deputete në Qarkun e Dibres me partine Levizja per Ndryshim. Kam emigruar në Britani në moshën 8 vjec nga Klosi, me origjinë jam nga Dibra. Kam mbaruar Bachelorin në Shkenca Politike dhe Masterin në Siguri  Ndërkombëtare në University College London. Në universitet kam qene Ambasadorja e Politikes, Ambasadorja e Studenteve dhe jam votuar si Zeri i Studenteve.

Gjate punës kam mbështetur zbatimin e projekteve për zhvillimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor në sektorët e Drejtësisë, anti-Korrupsionit dhe anti-Terrorizmit te financuara nga donatorët të ndyshem si Zyra e Zhvillim të Mbreterise se Bashkuar, Departamenti i Shtetit SHBA, USAID dhe OKB. Gjithashtu, kam punuar ne disa fushata electorale ne Britani. Deri para dy javesh po punoja per projekin e Zyres se Zhvillimit te Mbreterise se Bashkuar ‘Good Governance Fund’ qe eshte nje fond £28 million per zhvillimin dhe reformat e Balkanit. Por kam dhene doreheqjen nga puna dhe kam marr vendimin qe te kthehem ne shqiperi.

-Përse vendose të kthehesh në Shqipëri dhe të kandidosh dhe si deputete për Dibrën!?

Gjithmone kam pas ardhur shume ne Shqiperi, sidomos ne zonen e Dibres dhe sa here vija i shikoja te njejtat probleme dhe te njejtat figura politike te korruptuara, me interese personale dhe nje popull qe u ankonte nga neglizhenca qeveritare.

  • Pse pikërisht me partinë Lëvizja për Ndryshim?

Jam bashkuar me Levizjen per Ndryshim sepse eshte krijuar nga nje grup te rinjsh te shkolluar, te realizuar ne jeten e tyre, te pavarur nga politika, qe e ndjejne mision e obligim qytetar te angazhohen per te krjuar nje dimesion tjeter te politikes shqiptare. Ne po ofrojme konkretisht nje fryme te re, te pa korruptuar, te pa provuar dhe po sigurojm qe njerzit te ndihen te perfaqesuar në këto zgjedhje.

Dua të mbështes vendin tim në zhvillimin dhe qe te arrij potencialet që të kapërcej krizën sociale, ekonomike dhe politike me të cilën përballet aktualisht. Dua qe njerezit te kerkojne me shume nga qeveria dhe ti nxjerrin perpara pergjegjesise per te gjitha premtimet dhe detyrat qe çdo individ paraqet.

Bisedoi: Samet Zagradi |DibraON|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %