Protesta e ditës së sotme, e zhvilluar para selisë së PD-së, e organizuar nga ish-kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha, është shoqëruar me sharje, goditje me mjete të rënda si gurë e shkopinj.
Nga Policia e Shtetit është përdorur gaz litsjellës, ku protestuesit janë larguar me vështirësi në frymëmarrje.
Shumë prej tyre po marrin kujdes shëndetësor. Ndërkohë, mësohet se të rinj dalin nga brenda selisë së PD-së, duke iu kundërvënë protestuesve së Berishës me gurë nga lart.
Mirëpo, protestuesit tregohen të pamposhtur, e mbështesin Sali Berishën deri në derën e shtëpisë, për t’i treguar se janë me të. Nga ana tjetër, Sali Berisha u jep motivim, se do rikthehen më të fuqishëm se kurrë më parë në një datë sa më të afërt. Berisha nuk lë pa akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, duke u shprehur se i tërë faji është i Edvin Kristaq Ramës.
Në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga protestuesit , Berisha tha, se do të shpërndaheshin për t’u ribashkuar sërish në beteja më të fuqishme dhe theskoi se do të caktohej një datë e afërt në mënyrë që të krijohej mundësia për grumbullimin e 44 mijë anëtarëve që votuan rrëzimin e Bashës.
Sali Berisha: Armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha. Ju e patë vetë sesi shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit politik.
Sot ne treguam se jemi opozita e vërtetëKy është një revolucion që ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Cfarë synon ky revolucion. Le të shpërndahemi për tu rikthyer në betejë më të fuqishme sesa kjo. Përulem para jush. Do përcaktojmë një kohë në mënyrë që 44 mijë burrat dhe gratë e lirisë të mblidhemi sic jemi mbledhur sot. E sigurtë që nuk do jetë ditë e largët.