Rrugorja bën ‘namin’ në Dibër, dy të arrestuar e tre të proceduar

0 0
Read Time:1 Minute, 37 Second

DIBËR – Policia e Dibrës ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në pranga kanë përfunduar dy drejtues automjetesh, ndërkohë që tre të tjerë janë konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore për rastet në fjalë i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Policia Rrugore e Dibrës intensifikon kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidentimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive janë përqëndruar në akset rrugore kryesore por edhe në ato rurale.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, dhe konkretisht :

K., 48 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/litër.
L., 22 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.70mg/litër.
T., 25 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘Ford fiesta’, pa u pajisur me leje drejtimi.
B., 24 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, pa u pajisur me leje drejtimi.
H., 28 vjeç, u konstatua duke drejtuar një motomjet, pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet do vijojnë intensivisht në të gjithë qarkun dhe në këtë kuadër, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

bulqiza.info

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %