Rrufeja godet elektriçistin në Mat, më pas bie në korent

0 0
Read Time:34 Second

Një 61-vjeçar është goditur nga rrufeja në orët e vona të mbërmjes së djeshme dhe më pas ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia bën të ditur se rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61-vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat (elektriçist).

Ky shtetas, duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik  të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj  ngjarjeje. Bulqiza.info

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %