Me gjithë kostot e larta të procesit të punimit të tokës, siduket rritja e çmimit të miellit apo nënprodukteve të tij ka bërë që ata që jetojnë në zona rurale të kenë interes më të lartë për të mbjellë drithëra. Në pikat e shitjes së farërave dhe plehrave kimike, shihet një trend në rritje nga ai i vitit të kaluar për të blerë më shumë farë misri që përkthehet në sipërfaqe më të madhe të kultivuar. Bashkim Pëllumbi thotë për Mat Televizion se kërkesa ka qenë në rritje e kjo sipas tij ka ardhur si rezultat i krizës që ka mbërthyer botën. Por një tjetër arsye sipas tij mund të jetë edhe stimulimi që i ka bërë shteti banorëve që jetojnë në zonat rurale duke ju dhënë naftë falas.
Aktualisht shitja më e madhe e fararave është bërë për misrin, ndërsa gjatë vjeshtës pritet që të ketë kërkesë më të shtuar edhe për grurin, pasi kriza nisi në fillim të këtij viti kur fermerët e kishin të pamundur të mbillnin grurë.