Rritet numri i virozave në Bulqizë, mjeku informon mbi situatën aktuale

0 0
Read Time:41 Second

Luhatja e temperaturave të ajrit në ditët e fundit, ka bërë që numri i pacientëve me simptoma gripi që paraqiten në Spitalin e Bulqizës të shtohet.

Mjeku Shahin Kaja ka dhënë një intervistë për ‘Mat TV’, ku është shprehur se të vegjëlit janë ata që paraqiten më shumë me simptomat e gripit Stinor. Fluksi i tyre varion deri në 20 fëmijë në ditë, gjë që sipas Kajës është normale për periudhën ku ndodhemi.

Simptoma të gripit stinor kanë paraqitur edhe moshat e treta, të cilat kanë marrë shërbim nga spitali. Kaja ka theksuar se gripi stinor dallon shumë pak nga COVID-19, dhe e vetmja mënyrë për ta dalluar është testimi.

Sipas mjeut gripi stinor ka një jetëgjatësi prej 5 ditësh më pas simptomat zhduken, ndërsa në rastin e koronavirusit këto shenja zgjasin më shumë.

/Bulqiza.info/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %