Rriten rastet aktive në Qarkun Dibër, mbi 100 qytetar vijojnë aktiv

0 0
Read Time:59 Second

Janë rritur rastet e infektimeve me Covid-19 në Qarkun Dibër. Ka shkuar në mbi 100 numri i qytetarëve të infektuar aktiv në të gjithë qarkun. Numrin më të madh e ka Bashkia e Dibrës ku ka patur raste të reja pothuajse çdo ditë në dy javët e fundit. Ndërkohë, më pak raste janë në Mat e Klos ndërsa Bulqiza e Dibra vijojnë të zbulojnë të infektuar të rinj. Rritja e rasteve të infektimeve të reja ka bërë që Qarku Dibër të radhitet i parafundit në shkallë vendi, duke lënë të fundit Qarkun Kukës. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë shtrimet në spitale dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

|Mat TV|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %