Read Time:32 Second
Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër dhe Bulqizë.
Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.
Apelohet për kujtes gjatë vozitjes nga shoferët pasi rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë.
Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa baypassi në Qafën e Murrizit është tërësisht i bllokuar. Kompania që mirëmban rrugën po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj./ Dibra News