Peshkopia është një nga vendet me popullsi të besimit musliman më të lartë për sa i përket veriut të Shqipërisë. Një numër shumë i madh janë besimtarë të ndjekin ritet fetare në Xhaminë e Madhe dhe atë të Pazarit, xhami të cilat para disa ditësh ju nënshtruan një rikonstruksioni.
Të kontaktuar nga portali Dibra ON drejtues të xhamisë shkurtimisht treguan për aktivitetin e ndodhur .
“Keto dite zyrtarisht inaguruam e rikonstruktuam dy xhamive te qytetit. Xhamine e madhe dhe vecanerisht ate te xhamise historike ne lagjen e pazarit e cila ka pesuar nje transformim rrenjesor. Me kete rast ftuam edhe Kryetarin e Komunitetit Musliman, Kyetarin e Bashkise e shume te tjere. Ne shenje falenderimi per ndihmesen e madhe qe na ka dhene ne kete nderim, kryetarit te bashkise i dhuruam nje certifikate mirenjohje. E gjithe ndihmesa financiare ka ardhur nga burime te brendshme, besimtare e dashamires se fese Islame nga dibra. U zgjodh kjo date edhe si aktivitet fetar ne muajin e lindjes se Profetit Muhamed a.s.