Read Time:30 Second
Kryetari i Bashkisë Dibër Rahim Spahiu nga një postim në rrjetin social facebook shfaqi pamjet e një ambienti sportiv i cili do jetë nē funksion të shkollave dhe komunitetit.
Ky projekt u finalizua nga bashkepunimi i Bashkisë Dibë me organizatën ndërkombëtare World Vision Albania e cila ka qenë një pikë shumë e fortë në ndihmë për përmirësimin e jetesës për njerëzit e komunitetit dibran.
Ky ambient ndodhet pranë godinës së ish universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe është një investim me shumë vlerë qoftē nga ana e imazhit por dhe funksionimit si ambjent sportiv dhe gjithperfshirës.