Ditën e sotme, në Bulqizë ka nisur rikonstruksioni brenda të gjitha standardeve bashkëkohore i qendrës shëndetësore në Gjoricë.
Ky lajm u bë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Bashkisë Bulqizë.
Në këtë njësi, punimet e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore i ndoqi nga afër dhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili vlerësoi se në përfundim të punës, do të ofrohen shërbime të denja për banorët e zonës.
Ndërkohë, projekti po realizohet falë kontratës për bashkëfinancimin e disa qendrave shëndetësore midis Bashkisë Bulqizë dhe Projektit HAP të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Nga ky partneritet do të ndërhyhet edhe në Dushaj, Peladhi, dhe Çerenec i Poshtëm.
Më tej, kryetari shton se zonës po i kushtohet vëmendje e rëndësishme për ta kthyer në një zonë të standardeve normale për jetesë.
Dibra On