Revoltohen drejtuesit e mjeteve: Pse nuk merren masa për rrugën nacionale Klos-Bulqizë

0 0
Read Time:43 Second

Mosmarrja e masave për riparimin e një pjese rruge të dëmtuar rëndë në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit, ka revoltuar drejtuesit e automjeteve që e përdorin segmentin nacional Klos – Bulqizë. Prishja e rrugës këtu është bërë vazhdimisht problem mediatik, por nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë masë. Kjo ka revoltuar drejtuesit e automjeteve të cilët shprehen se institucionet përgjegjëse po flejnë gjumë dhe nuk detyrojnë firmën të ndërhyjë për ta riparuar. Të tjerë drejtues mjetesh flasin me ironi, duke kërkeuar që i gjithë aksi nga aty deri në Dibër të bëhet në të njëjtën gjendje. Ata kërkojnë që taksat që i paguajnë shtetit ky i fundit t’i përkthejë në investime, pasi gjendja është e papranueshme.

Aksi nacional Klos – Bulqizë ka disa problematika por më e madhja është kjo pjesë këtu në fshatin Kloskatund.

Mat TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %