Agjensia Turistike dhe njëkohësisht bujtina “Rest House Korabi” ka menduar që në ditën e Bjeshkëve në datën 28 Maj të organizojë një eskursion në bjeshkët e Llapshnikut.
Ideja interesante nga organizuesit vijon në ditët festive për celjen e sezonit turistik për zonën e Dibrës.
Në aktivitet janë parashikuar të ketë muzikë tradicionale dhe jo vetëm, lojra dhe argëtim për të gjithë nxënësit e shkollave të Dibrës.
Më poshë është njoftimi dhe detajet e Agjensisë Turistike “Rest House Korabi” në rrjetet sociale
Hey Nxënës👋
-A e din që në datën 28 Maj është festa ë Bjeshkëve? ⛰
“Rest House Korabi” organizon udhëtimin fantastik në bjeshkët e Llapshnikut dhe në Zimur, fshatin më të lartë në Shqipëri.
•Lojra⚽️. argëtim pa fund dhe guidë në bjeshkët fantastike të “Llapshnikut” nga guida e çertifikuar.
-Nisja në orën 8:30 🕣 në Peshkopi dhe në 9:30 🕤 ndalesa në fshatin më të lartë në Shqipëri. Ora 10:00 nisja për në bjeshkët e Llapshnikut.
Ora 3:00 🕒 bëhet kthimi për në Peshkopi.
- Transporti sigurohet vetëm nga ne⚠️⛔️. Çdo person që nuk është në shoqërimin e stafit me automjetet tona nuk është pjesë e aktivitetit tonë!⚠️🫵
•Çfarë ju nevojitet?
-Ushqim🍞
-Ujë 🥃
-Rroba Sportive 🎽, Syze 🕶
Çmimi: 10 Mijë lekë të vjetra.
Për çdo informacion ose rezervim
kontakto në adresat e më poshtme!
•tel: +355 69 453 5422
•Fb/ Insta-” Rest House Korabi”
•Agjensi Rest House Korabi/ Dibër
(Rruga “Rexhep Preza” Laprakë/ Tiranë)