Qarkullimi i automjeteve deri në hapjen e rrugës së Arbrit u devijua nëpërmjet rrugës Klos – Burrel – Skuraj, ku dy postoblloqe policie ishin vendosur në të dy anët e rrugës njëri pranë Urës së fshatit Fshat në Klos dhe tjetri në anën e Tiranës.
Reshje bore ka patur edhe në zonat malore të Bashkive Dibër e Bulqizë, ku trashësia ka shkuar deri në 20 centimetra, duke paralizuar lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane. Ndërprerja e reshjeve të borës ka favorizuar autoritetet të cilat vijojnë punën për hapjen e të gjitha rrugëve rurale në zonat e thella malore.
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes së sotme dhe fundjavës ku pritet dëborë deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, e në pjesën etjetër reshje shirash.
Mat TV