Rehabilitimi i rrugës Staravec – Shimçan – Zimur: Një Hap Thelbësor për Rivitalizimin e Fshatrave të Njësisë Tomin”

1 0
Read Time:1 Minute, 16 Second

Puna për rehabilitimin e rrugës Staravec – Shimçan – Zimur në fshatin Staravec, në Njësinë Tomin të Bashkisë Dibër, vazhdon sipas marrëveshjes mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Dibër. Ky aks rrugor, me një gjatësi rreth 7 kilometrash dhe të cilin ka pësuar dëmtime të shumta, po përmirësohet me ndërtimin e kanaleve anësore dhe mbushjen e karrexhatës me zhavorr, i cili më pas rulohet.

Rehabilitimi i kësaj rruge është një frymëmarrje e madhe për banorët e katër fshatrave: Zimur, Shimçan, Bahutë dhe Staravec, të cilët për hir të së vërtetës kanë vuajtur për vite të tëra me një rrugë të amortizuar deri në limite. Ky aks rrugor kishte qenë një faktor i rëndësishëm për braktisjen e këtyre fshatrave; për shembull, fshati Bahutë, dikur me mbi 150 banorë, sot ka mbetur me më pak se 10 të tillë. Portali “Dibra On” ka ndjekur me mjaft interes punimet që zhvillohen në këtë aks rrugor që në fillimet e veta dhe ka ngritur zërin për amortizimin e këtij aksi, i cili është jetik për katër fshatrat e Njësisë Administrative Tomin.

Në lidhje me këto punime, nënkryetari i Bashkisë Dibër, Rruzhdi Deda, deklaroi për mediat se rehabilitimi i rrugëve rurale do të vazhdojë në njësi të tjera të Bashkisë Dibër, si Luzni dhe të tjera. Sipas Dedës, ky rrjet i rrugëve të rehabilituara do të kontribuojë në rritjen e turizmit malor, i cili ka pasur një rritje të ndjeshme së fundmi në Bashkinë Dibër, si për turistët vendas ashtu edhe për ata të huaj.

Dibra ON, Gusht 2024

Happy
Happy
33 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
50 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
17 %