32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshëmria ushqimore, sipas raportit të fundit të OKB-së.
Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) tregon se në periudhën 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz në Shqipëri kanë vuajtur nga pasiguria ushqimore.
Të dhënat shënojnë një ulje të lehtë krahasuar me raportin e 2020, por pavarësisht kësaj në Shqipëri rreth 1 e treta e popullsisë vuan nga mungësa e sigurisë ushqimore.
Në raport FAO vlerëson se në aspektin e përgjithshëm nuk ka pasur përparime edhe në vendet e tjera të botës, për sa i përket sigurisë ushqimorë.
Njerëzit kanë pasur vështirësi për t’u ushqyer mjaftueshëm dhe në mënyrë të shëndetshme.
Sipas FAO nxitësit kryesor që kanë ngaladësuar një përmirësim në këtë aspekt janë konfliktet, ndyrshimet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë.
Po ashtu pandemia e Covid-19 vijon të ndikojë në këtë aspekt. Të gjithë këto faktor, sipas raportit, kanë ndikuar në ngadalësimin e progresit për sigurinë ushqimore e sidomos në ato vende ku pabarazia është më e lartë.
Në rang global në vitin 2021, 828 milionë njerëz janë prekur nga uria, duke shënuar një rritje prej rreth 46 milionë nga viti 2020.
Në dyt vitet e fundit që nga 2020, përqindja e njerëzve të prekur nga uria është rritur.
Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre përllogariten në Shqipëri.
Një rekomandim kryesor i OKB-së është që qeveritë të fillojnë të rimendojnë se si mund t’i rialokojnë buxhetet e tyre ekzistuese publike për t’i bërë ato më ekonomike dhe efikase në uljen e kostos së ushqimeve.
Sipas të dhënave në raport, qeveritë në mbarë botën ndanë pothuajse 630 miliardë dollarë në vit mesatarisht gjatë periudhës 2013-2018 për sektorin e ushqimit dhe bujqësisë.
Në vitin 2021 në të gjithë botën 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike. Ndërkohë sipas parashikimeve, gati 670 milionë njerëz (8 për qind e popullsisë së botës) do të përballen e urinë në vitin 2030.
“Shqipëria ndër vendet më të varfra në rajon”
Kosova është vendi më i varfër i rajon, i ndjekur më pas nga Shqipëria, sipas renditjes së Global Finance për vitin 2021.
Sipas të dhënave, Kosova renditet në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për banor, ndërsa Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë.
Matja e vendeve të pasura dhe të varfër bëhet referuar PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse.
74.7% e popullsisë së Shqipërisë që është në moshë pune rrezikon varfërinë, sipas Eurostat.
Kjo pasi jetojnë në familje ku ka nivel të ulët të punës. Sipas Institutit Europian të Statistikave, Eurostat “intensiteti i punës pasqyron se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me potencialin e tyre të plotë”.
“Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familjeje (aq më afër punësimit të plotë janë njerëzit), aq më i ulët është probabiliteti për të qenë në rrezik të varfërisë”, sqaron Eurostat.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Open Data Albania mbi përqindjen e popullsië që jeton në kufirin e varfërisë, rezulton se në vitin 2019 janë 21.8% e popullsisë që zyrtarisht jetojnë nën kufirin e varfërisë.