“Rama takim me pronarët e mediave”, gazetari Çani: Ylli Rakipi ‘non grata’, kritika Frangajt për Fevziun

0 0
Read Time:1 Minute, 51 Second

Gazetari Artur Çani, në studion e Fax News, është shprehur se kryeministri Edi Rama po dirigjon lëvizjet e disa gazetarëve të rëndësishëm në vend për sezonin e ri. Për këtë arsye, pretendon Çani, Rama ka pasur takime me Aleksandër Frangajn (TV Klan) dhe Irfan Hysenbelliun (News 24).

Sipas tij, Ylli Rakipi, kritik i ashpër me qeverinë, do të dëbohet nga News 24, ndërsa Sokol Balla do të bëhet drejtor informacioni i këtij televizioni, duke lënë Vizion Plus-in dhe Real Story-n.

Edhe Eni Vasili do të lërë Top Channelin – destinacioni i saj nuk dijet ende, ndërsa shton se kreu i qeverisë i ka kërkuar Frangajt të lëvizë edhe Blendi Fevziun, i cili duhet se nuk po iu bindet urdherave te Endri Fuges.
“Ylli Rakipi ka qënë një nga personazhet që ka pranuar publikisht që ka qenë në shërbim të Ramës dhe ka gënjyer për hesapet e kryeministrit. Por së fundmi ai ka qënë një nga kritikët më të mëdhenj të tij. Ditën e hënë Rama është takuar me pronarin e televizionit ku punon Ylli Rakipi dhe ai nuk do të punoj më aty. Çfarë vlere ka e gjithë kjo? Dhe kjo është një pjesë, sepse një nga të përzgjedhurit e Ramës, Sokol Balla shkon drejtor informacioni tek News 24. Ai do të tentoj të vendos në kërkes e para përgjegjësisë dhe Adi Krastën, i cili nuk është i përfshirë në këto gjëra.

Rama ka takuar gjithashtu dhe pronarin e Klanit, zotin Frangaj, dhe i ka kërkuar atij të lëviz Blendi Fevziun. Rama u përpoq ta rrëzonte pushtetin e katërt duke e quajtur kazan, por kjo i’u kthye në të keqe të vetes. Këto janë të gjitha ndryshime për interesa të qarta politike. Fati i një gazetari diskutohet në një tavolinë darke, dhe ky nuk është rasti i parë që ndodh.

Si do sillemi ne me këtë situatë? Do vazhdojmë t’i bindemi?! Sigurisht që pronarët e mediave bëjnë lojrat e tyre. Ata i bëjnë ndryshimet për të marrë përfitimet jo se janë të bindur. Flitet për Ylli Rakipin, Eni Vasilin, Blendi Fevziun, të gjitha këto lëvizje tregojnë që përgatitjet e Ramës janë të rëndësishme për të hedhur hapin e radhës”, ka sqaruar ai. ( nga politikio.al)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %