Rama: Prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë përfitojnë rritje në masën 8.6% të pensionit

0 1
Read Time:45 Second

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar në lidhje me vendimin më të fundit për indeksimin e pensionit. Prej 1 Tetorit mbi 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre.

“Mirëmëngjes dhe duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Këshilli i Ministrave miratoi dje indeksimin e pensioneve në masën 8.6%. Vendimi parashikon indeksim për të gjitha kategoritë e pensioneve, duke përfshirë pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore dhe pagesat e invaliditetit.

Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 Tetor dhe vetëm për periudhën Tetor-Dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë Lekë./tvklan.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %