I ashpër qëndrimi i Xhelal Mziut, ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në qarkun e Dibrës.
Deputeti demokrat shkruan se kjo qeveri e ka lënë Dibrën si etalonin e së keqes, asnjë investim publik, asnjë punësim, shkatërrim bujqësise dhe varfëri ekstreme!
Ja postimi i tij:
Kryeministri gënjeshtar se di ku e gjenë guximin e shkon në Dibër që e ka lënë Dibrën dhe qarkun Dibër etalionin e së keqes, asnjë investim publik, asnjë punësim, shkatërrim bujqësise dhe varfëri ekstreme!
Kryeministri gënjeshtar, që gënjen ditën për diell, krekoset si këndez me investimet e PD nga Sali Berisha!
Në videon e publikuar shkruan “Për Bulqizë herët në mëngjes”!
-Në fakt video është bërë pasi e ka kaluar Bulqizën, pra rrugës për në Dibër (është bërë tek pishat e Bulqizës, pastaj tek aksi në Peladhi dhe në Krajkë!Aksi i rrugës për të cilën është në video është bërë para vitit 2012 nga qeveria Berisha, janë bërë mbi 34 km rrugë me një vlerë 70 milionë euro!
Kryeministri që gënjen përse nuk nxori në video 35 km rrugë që kushtojnë 336 milionë euro që duhet të mbaronte në mars 2021 dhe duhen dhe 10 vite të tjera të mbaroj?!
Pse nuk nxore aksin nga Brari deri sa kalon grykën e Tujanit që është gjysë e shtruar dhe e papërfunduar (që po i bëhet shtesë kontrate rreth 10 milionë euro)?!