Korabi është një nga vëndet më të bukura dhe tërheqëse për turizmin malor për sa i përket Shqipërisë. Ndonëse me vështirësi të shumta ky vend me pak punë dhe promovim mund të thithë numër të lartë të turistëve të huaj dhe vendas.
Nëse do të kalosh një eksperiencë të paharrueshme, Korabi dhe Radomira mbeten rastet unike dhe me shumë gjasa nuk do të harrohen kurrë.
Mund të nisesh nga Peshkopia duke kaluar përmes fshatrave të Njësive Administive Tomin, Kastriot, Sllovë ku spikat gjelbërimi pastërtia dhe natyra bujare e këtyre zonave.
Vështirësitë e banorëve të këtyre zonave kanë një kontrast me atë çka natyra të ofron duke bërë të mendosh që ne kemi një pasuri të madhe në duar dhe që duhet ta përdorim atë.
Pas rreth 40 minuta udhëtim arrin në Radomirë ku mund të hash produkte 100% bio në një restorant modest por me shije fantastike dhe çmim mjaftë të mirë në fshatin “Ujmirë”. (sipas dëshirës)
Sapo të arrish në fshatin Tezë, një nga e Radomirës rrëzë Korabit gjigand përballë syve të tu pejsazhe mahnitëse.
Alternativat janë të shumta dhe ajo më e afërta është mrekullia që quhet “Liqeni i zi” vetëm 30 minuta larg qëndrës së fshatit Tezë ku pishat e larta krijojnë një oaz dhe kombinim fantastik qetësie dhe harmoni me liqennin që ndodhet poshtë tyre. Ky vend, ideal për piknikun familjar duhet promovuar më shumë pasi shumë nga ne nuk kemi informacion për këtë.
Një Altenrativë mjaftë e mirë që mund të vizitosh është dhe uujvara e Korabit. Pamja e saj nuk të lë vend më për imagjinatë pasi mund të thuash se është një vend që natyra është treguar shumë bujare.
Maja më e lartë që është dhe synimi i të gjithëve është tjetër alternativë. Stanet janë të shumta, tufat me dele dhe bimë të pafund( luleshtrydhe, boronica)
Atje je në çatinë e shqipërisë pasi dihet që Korabi është mali më i lartë më ballkan. Atje je më afër me qiellin dhe poahtë këmbëve tua janë deri më nivelin e detit janë 2764 metra.
Radomira, Korabi dhe bukuritë unike të Dibrës
Read Time:1 Minute, 43 Second