Radomira, fshati më i bukur në Dibër, por me rrugë të shkatërruara

0 0
Read Time:1 Minute, 10 Second

Turistët e duan shumë Radomirën. Por jo kur përballen me rrugë të tilla. 37 km nga Dibra në këtë fshat rrëzë malit më të lartë në Shqiperi, e bëjnë atë të paprekshëm nga vizitorët. Pushteti lokal e ka parë herë pas here si potencial turistik, përveç se në stenda panairesh. Rruga u  asfaltua në vitin 2009, por u la të përfundonte përsëri në këtë gjendje.

Gjatë gjithë gjatësisë asfalti ka rrëshqitur dhe shtrati është dëmtuar. Banorëve të zonës shpesh u është dashur të dalin fshatçe dhe ta pastrojnë nga bora apo të ndërtojnë mure për shkak të rrëshqitjeve.

“Kemi dalë 5-6 herë gjithë fshtanat tu e rregullu, plus tjetra kjo kryesorja është prish, jemi munduar ta mbajmë, kemi dalë vetë. Infrastruktura është kryesorja për turizmin”

Tani kanë dëgjuar nismën e qeverisë, por në fakt në fshat s’kanë parë asgjë. Aty mungon gjithçka që ka të bëjë me turizmin. Por ka shume nga ata që besojnë se nëse kjo është serioze, mund të ngrenë lokale e restorante. Mund të vijnë emigrantët e të ndërtojnë pistë skish, por jo rrugë.

“S’kemi rugë që të investojmë, si mos të ketë investim shteti”.

Kalaja e Dodës është një nga zonat që ka resurse të mëdha natyrore. Nëse projekti do të realizohet Radomira ndoshta do të jetë zona më e preferuar turistike në vend. /abcnews.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %