Qershitë e Dibrës mbeten pa shitur/ Fermerët: Do presim pemët nuk kemi asnjë zgjidhje

0 0
Read Time:46 Second

Një kilogram qershi në Dibër kushton 30 lekë. Ky çmim sipas fermereve nuk mbulon as koston e vjeljes, e cila po ashtu shkon në 30 lekë. Ata ankohen se po shesin pa fitim dhe se e kanë më mirë të mos dalin në treg fare.

TREGTARËT
“30 lekë sa i shita. Nuk mbulon as koston e punëtorit. Shumë i derdhin sepse nuk ja vlen t’i shesim.”
“Bujqësia në Dibër ka mbaruar. I bëjmë thirrje qeverisë sepse po tallen me fermerët, me bujqit.”

Nëse vijohet kështu dhe nuk garantohet siguri në shitje, kultivuesit e qershisë thonë se vitin tjetër do t’i presin pemët.

“Shteti nuk vjen t’i shohë. Do heqim pemët, s’kemi çfarë të bëjmë me to.
“Me 30 lekë, sa një kile kripë.”

Tregtarët pretendojnë se ulja drastike e çmimit bëhet nga tregtarët e mëdhenj, që, sipas tyre, bllokojnë eksportin për ta marrë prodhimin me çmimin më minimal.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %