Qarku Dibër/ Vijon ulja e infektimeveme Covid 19, rritet numri i të shëruarve

0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second

Situata e pandemisë në Qarkun e Dibrës është në rënie dhe këtë e tregojnë statistikat e nxjerra nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Prej pak ditësh kanë rënë ndjeshëm numri i infektimeve nga testimet e bëra në të katër Bashkitë e këtij Qarku. Kjo fundjavë e gjen Qarkun Dibër me afro 120 të infektuar aktiv, dhe me 5 raste të reja në 24 orë, 4 në Bashkinë Dibër dhe 1 rast në Bashkinë e Matit.
Sakaq, numri i të shëruarve në ditët e fundit është i lartë, e kjo lidhet edhe numrin e lartë të infektimeve të zbuluara dy apo tre javë më parë.
Megjithatë, për autoritetet Shëndetësore kjo nuk do të thotë që qytetarët të neglizhojnë masat mbrojtëse ndaj Covid-19. Ata vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke zbatuar protokollet si dhe të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Mat TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %