Punonjësit e HEC-it në Valikardhë të Bulqizës kanë denoncuar në media për mosmarrjen e pagave për tre muaj. Për shkak të një ngërçi mes koncensionarit dhe një banke të nivelit të dytë , prej tre muajsh nuk kanë marrë pagat, më konkretisht për muajt Gusht, Shtator dhe Tetor. Mospagesa për ta u krijon vështirësi në përballimin e situatave jetësore.
Sipas punonjësve, rrogat nuk janë shpërndarë qoftë për punonjësit brenda në HEC, qoftë për personelin e sigurisë, që ruan godinën.
Personeli i HEC-it i bën thirrje Kompanisë Teodori 2003 dhe bankës të zgjidhin këtë problem , të krijuar artificialisht sipas tyre, si dhe të paguajnë muajt e punës së tyre.
Ndër të tjera, ato ngrenë shqetësimin se nëse nuk funksionon puna noramlisht në këtë HEC mund të shndërrohet në një rrezik për komunitetin, duke e kthyer digën e liqenit në një minë me sahat.
Ato deklarojnë se, do të kenë një ngritje të banorëve të Bulqizës dhe punonjësve për protestë ditën e nesërme.
‘’Vetëm në këtë formë, shqetësimi i tyre mund të merr zë,’’ shprehen banorët.
A.R/ Dibra On
Punonjësit e HEC-it në Bulqizë: ‘’Pa rrogë, nuk ka punë’’/ Diga e liqenit, minë sahati
Read Time:54 Second