Read Time:36 Second
Një djalë ishte bërë për martesë. Sa sajonte ndonjë vajzë në fshat, i ati i thoshte:
– Jo këtë, bir, jo këtë se e kemi gjak!
Kështu kishte ndodhur shpesh. Djali ishte i mërzitur tepër që nuk po gjendej kund nuse për të. Një ditë e pyeti nëna:
Çfarë ke, mor bir, pse nuk e ndan mendjen.
– Po ja, moj nanë, baba më thotë se aty ku due unë, i kemi gjak. Njëra nrikull, tjetra kushurirë..
Dëgjo, mor bir! Zgjidh një e merre, se nuk i ke kurrgja. Fundja dhe ty nuk je i atij babe!
Po kjo, çdo me thanë moj nanë?
Punë grash, or bir, punë grash! – Se me degju dynjanë ngele pa martu me nonen… ! – foli nana.