PS Dibër ndez motorët për zgjedhjet e 11 Majit 2025 – Blendi Klosi drejtues politik

0 0
Read Time:43 Second

Blendi Klosi prezantohet si drejtuesi i ri politik i PS për Qarkun Dibër

Peshkopia ishte ndalesa e radhës ku Partia Socialiste nisi zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në takim ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, së bashku me drejtuesin e ri politik të PS për Qarkun Dibër, Blendi Klosi, si dhe të deleguarit e partisë.

 

“Dibra me motorët ndezur për zgjedhjet e radhës drejt vizionit ,” u shpreh Klosi, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të çdo strukture të Partisë Socialiste. Ai nënvizoi se nga anëtari më i thjeshtë deri te drejtuesi politik i qarkut, kontaktet e përditshme me qytetarët, dëgjimi dhe zgjidhja e problematikave të tyre do të jenë prioritet.

“Jam besimplotë se në zgjedhjet e 11 Majit 2025 do të marrim një fitore bindëse në Qarkun Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë,” tha Klosi në fjalën e tij.

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %