Pas protestës pranë KZAZ-së, te Gjimnazi Nazmi Rushiti ka reaguar Gjunkshi. Me anë të një statusi në faqen e tij në facebook, ish deputeti Xhemal Gjunkshi thotë se PD distancohet nga dhuna. Sipas tij ajo është nxitur nga vetë policia.
Ja statusi i plotë:
Partia Demokratike distancohet nga dhuna , ajo është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe Leshit të tij .
Dënojmë me ashpërsinë më të madhe provokimet e ulëta të drejtuesve të policisë Dibër , të cilët për të arritur qëllimet e tyre futën në turmë policë civilë provokatorë me qëllim prishjen e protestës .
Përpara se të mblidheshin protestuesit para selisë së PD , disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët .
Gjatë marshimit mes protestuesve janë futur persona të pa njohur , provokatorë të infiltruar nga ana e policisë .
Policia ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues duke dëmturar dhjetëra qytetarë , gazetarë dhe policë .
Përdorimi i gazit ishte i pa nevojshëm dhe në sasi të tepërta , të pa lejueshme .
Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie , asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private !
Deklaratat e pa përgjegjshme të policisë , janë tendencioze , dhe tentojnë të nxisin përplasje mes qytetarëve dhe policëve .
Një falenderim për qytetarët , simpatizantët që dolën në mbrojtje të pluralizmit politik , të Demokracisë , të kushtetutës duke protestuar në mënyrë qytetare !