Protagonistë dhe aktivitete kulturore e artistike dibrane

0 0
Read Time:37 Minute, 17 Second

Pjesë nga libri “Historia e kulturës dibrane”, botuar në vitin 2011, të autorit Fatos Daci.

Tiranë, 1 maj 1946
Më 1 maj 1946, me rastin e festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, para tribunës qendrore parakaloi, duke kërcyer edhe grupi i valleve të Dibrës, mes të cilëve ishte edhe valltari i talentuar Vasfi Xheladini.

Tiranë, 1950
Më 20 korrik 1950, grupi folklorik i Dibrës nderohet me çmimin e dytë në sallën e Teatrit Popullor në Tiranë për ekzekutimin e shkëlqyer të valleve të Zerqanit, të Peshkopisë, Zebekçe dhe të valles së grave.

Aktiviteti i estradës së Peshkopisë në vitet 1962-63
Vitin 1962, estrada e qytetit të Peshkopisë e mbylli me shfaqjen e premierës “Vallja e kohëve”, ndërsa numri i ri i kësaj estrade ishte përgatitur nga regjisori Tefë Krroqi.
Në premierën e marsit të vitit 1963 u shfaq skeçi “Rrem Duduku”, që kishte si subjekt martesën e një djali, babai dhe nëna e të cilit donin të bënin”një dasmë që të mbahej mend”. Mjaft të realizuar ishin edhe skeçet “Xhaxhai i shokut Teulla”, “Lazja e Bejazja”, “ Bardhi i mamit”, “I kanë hipur xhindet” etj. U shquan për lojën interpretuese Adil Shehu, Vjollca Gega, Stefan Roçi etj. Punë të mirë kishte bërë kompozitori Tonin Rrota, i cili kishte arritur të krijonte një orkestër mjaft të mirë e harmonike.
Melita Shehu, fituese e çmimi të parë në Republikë në konkursin e solistëve të estradave në Shkodër, u duartrokit për këngët “Për dashurinë do të këndojë” dhe “Fëmija e parë”. Ndërsa tenori Muharrem Zajmi inter-pretoi këngën italiane “Cigania”. Këngën e Tonin Rrotës “Çelma shtegun” e kënduan mjaft bukur Melita Shehu dhe Abdyl Sturçe.

Takimi i estradave në Shkodër,
maj 1963
Katër estrada u takuan në qytetin e Shkodrës, në maj të vitit 1963. Këto estrada qenë: Estrada e Shtetit, Estrada e Shkodrës, Estrada e Peshkopisë dhe Estrada e Kukësit. Këto estrada dhanë shfaqje për publikun artdashës shkodranë për një javë rresht.
Estrada e Peshkopisë u paraqit në takim me shfaqjen “Rapsodia dibrane”. Kjo shfaqje u cilësua nga shikuesit dhe nga folësit si shfaqja më e përgatitur nga të gjitha grupet e estradave pjesëmarrëse. Të gjithë thanë fjalët më të mira.
“Rapsodia dibrane” ishte një shfaqje gazmore e ritmike, ishte “Peshkopia në miniaturë”, siç e përcaktoi një folës. Aspektet që trajtoheshin në këtë numër ishin të natyrshme, aktuale e të zgjedhura me kriter të drejtë.
Por, u vërejt edhe një mangësi, ashtu si edhe te estrada e Kukësit, se 70 për qind e materialit ishin të shkruara nga autorë të rretheve të tjera.

Konkursi kombëtar i këngës popullore në Tiranë, më 27-29 qershor 1963
Më 27-29 qershor 1963, në Tiranë, u zhvillua konkursi kombëtar i këngës popullore. Në përfundim të konkurrimit, midis këngëtarëve të tjerë, nga juria e konkursit u nderua me çmim dhe këngëtarja dibrane Melita Shehu.

Aktiviteti i teatrit të Peshkopisë , 1963
-Kohët e fundit, -shkruan gazeta “Drita” e datës 19 maj 1963, në artikullin “Në teatrin e Peshkopisë” të shkruar nga Vasfi Xheladini dhe Ardian Kadiu- Spektatorët dibranë përshëndetën pjesën teatrale “Hakmarrja” të autorit Muharrem Zajmi, e cila u vu në skenë nga Ulvi Shehu. Para kësaj shfaqje teatrore janë vënë në skenë dhe dramat “Lulja e kujtimit”, “Kthimi” dhe “Shpella e kuqe”.
Aktorët Stefan Roçi, Skënder Cala, Hiqmet Elezi, Haxhi Mata, Adil Shehu, Laim Kola dhe Muharrem Zajmi i luajtën rolet e tyre me mjeshtri artistike. Mbresa të veçanta la loja e aktorit Adil Shehu. Mirë luajtën edhe aktorët N. Pijaneci, Xhemal Lushi, Vjollca Gega etj.

Lezhë, 1967
Grupi folklorik i Brezhdanit fitoi çmim të tretë në festivalin folklorik kombëtar të zhvilluar në Lezhë, në vitin 1967, në prag të 500- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ngritja e grupeve artistike në Dibër
Sllova ngriti grupin e parë artistik, në maj 1970.
Më 8 shtator 1970, njoftohet se iniciativa e Sllovës për ngritjen e grupeve artistike në shkallë kooperativash u përqafua dhe nga zona të tjera të Rrethit të Dibrës. Të parët që përqafuan nismën qenë të rinjtë, të rejat dhe arsimtarët e Muhurrit. Në këtë kohë të shkurtër, mbi 3.000 veta u ngjitën në skenë në të gjithë Dibrën. Brezhdani dha me sukses shfaqjen e tij të parë në qytetin e Peshkopisë.

Takimi i parë estradave (janar 1971)
Në takimin e parë të estradave profesioniste, që u zhvillua në Shkodër, në janar 1971, mori pjesë edhe Estrada Profesioniste e Peshkopisë, në numrat e së cilës u dallua realizimi artistik i pjesës “Në ekskursion”.

Takim i estradave të koop. bujqësore
(1970)
Më 15-30 maj, në Peshkopi, u zhvillua takimi i estradave amatore. Në datat 3-6 qershor, konkurruan grupet amatore të estradës së Sllovës, Zerqanit, Katër-Grykëve, Shupenzës dhe Brezhdanit.
Në këto takime morën pjesë 16 grupe amatore me 1285 amatorë, nga të cilët 598 ishin gra e vajza. Për skeçet, paroditë dhe pamfletet e estradës u dalluan Sami Shehu, Xhevdet Daci, Dail Halilaj, Fadil Përhati, Hysen Dervishi, Riza Gurra etj. Repertori i të gjithë grupeve e kishte marrë tematikën nga zhvillimet dhe problemet e kohës.
Pjesëmarrje masive të grave e të vajzave patën grupet e estradave të Sllovës, Reçit, Zerqanit, Katër-Grykëve etj., në përbërje të të cilëve ata kënduan, luajtën me instrumente dhe interpretuan në skeçe e parodi.
Si aktorë u shquan Dali Zebi, Mujo Hoxha, Rexhep Meda, Nazmi Menga e Lule Ashiku të Brezhdanit, Hysni e Nazif Bodini të Katër-Grykëve, Hasan Toluli e Qerim Sula të Zall-Dardhës, këngëtarja Sere Rusi e Shupenzës, Mendie Sinani e Rifka Hoxha të Trebishtit, valltarët e vegjël e solistët Drita Demiri e Gëzim Reçi të Brezhdanit, kompleksi i vajzave të Sllovës, orkestrinat e Katër-Grykëve, Reçit dhe Shupenzës.
Në këto aktivitete, Bellova e Melani u paraqitën me nxënësit e shkollave. Tomini nuk u paraqit fare. Klenja, Shupenza dhe Luznia nuk i ngjitën amatorët në skenë.

Olimpiada teatrore e qendrave të punës e të prodhimit (1971)
Në vitin 1971, në qytetin e Peshkopisë, u zhvillua olimpiada teatrore e qendrave të punës e prodhimit, ku morën pjesë 6 grupe amatore teatrore me 120 aktorë amatorë.

Festivali i këngës dhe valles popullore të përpunuar
(Vlorë,14-18 .4. 1971)
Në datat 14-18 prill 1971, u zhvillua në qytetin Vlorës festivali i këngës dhe i valles popullore të përpunuar. Dibra u paraqit me “Motive të rrethit të Dibrës”, që mbante autorësinë e koreografit Xhevat Fana. Vallet dibrane, që u luajtën nga grupi, qenë dinamike dhe lirike, ruanin karakterin popullor dhe ishin me shije e cilësi artistike. Në përgjithësi, ansambli i Dibrës u paraqit mirë.

Festivali i parë i këngës popullore në Radio Kukësi
(27-30 maj 1971)
Në datat 27-30 maj 1971, u organizua në Radio Kukësi Festivali i parë i Këngës Popullore. Në këtë festival morën pjesë dhe këngëtarë dibranë. U shquan pionierët dibranë Abazi e Haldeda.
Festivali folklorik i rrethit (Qershor 1971)
Golloborda u paraqit këngën kushtuar dëshmorit Mexhit Tola, teksti i së cilës qe shkruar nga Dail Halilaj, dhe u këndua nga grupi.
Ansamblet e Maqellarës, Brezhdanit e Dohoshishtit ngjitën në skenë grupe me 50 vajza e nuse të reja.
Gjithsej në këtë festival u aktivizuan afro 600 vajza e nuse.
Ndër ta kënduan plot pasion dhe u duartrokitën nga publiku: Fitnete Mata, Mendihe Saraçi, Rifka Hoxha, Nilka Ferra, Gëzime Reçi e Suzana Keshi.

Olimpiada teatrore e Qendrave të Punës e Prodhimit (maj 1975)
Në maj të vitit 1975 u zhvillua në qytetin e Peshkopisë olimpiada teatrore e Qendrave të Punës e Prodhimit, ku morën pjesë 9 trupa teatrore me afro 350 aktorë amatorë.
U dalluan për lojën e tyre dhe drejtimin e grupeve teatrore: Besim Ndregjoni, Fejzulla Iskurti, Adem Demiri, Nazmie Biba, Isuf Xhaferi dhe Riza Gurra.

Festivali i shkollave 8-vjeçare (maj 1975)
Në maj të vitit 1975, u zhvillua në qytetin e Peshkopisë festivali i nxënësve të shkollave 8-vjeçare të rrethit të Dibrës.
U pëlqyen sidomos këngët që kishin për autorë Agim Çekiçin, Hysen Dervishin (Bulqizë), Dail Halilajn në Trebisht dhe Ilir Vokën.
U dalluan grupet e shkollave të Trojakut, Ostrenit etj. dhe vëllezërit valltarë Hakorja të Brezhdanit

-Shfaqje të Estradës Profesioniste jashtë Rrethit
Në prag të 1majit të vitit 1976, trupa e Estradës Profesioniste të Peshkopisë dha disa shfaqje jashtë rrethit, si në Ballsh, Patos, Fier, Lushnje, Krujë dhe për aksionistët e hekurudhës Përrenjas-Gurë i Kuq.
Në këto shfaqje u dalluan për lojë të mirë Inajet Shehu, Feriha Cala dhe Petrit Turja.

Festivali i estradave amatore në Rreth (23-31 tetor 1976)
Në periudhën 23-31 tetor 1976, u zhvillua festivali i estradave amatore të Rrethit, ku morën pjesë mbi 300 aktorë amatorë nga qendrat e punës e të prodhimit, të moshave e profesioneve të ndryshme. Tema e skeçeve, libreteve e pjesëve teatrale ishte aktuale dhe u përkiste problemeve të asaj kohe, si “lufta kundër shfaqjeve të huaja”, “lufta kundër ideologjisë borgjezo-revizioniste”, “forcimi i ekonomisë” etj.
Për interpretim artistik u dalluan dhe u duartrokitën:
-Violeta Rusi dhe Muharrem Agolli, aktorë të Ndërmarrjes së Prodhimeve të Ndryshme.
-Qerim Sula e Hanife Pana, këngëtarë, dhe orkestra e çiftelive të Parkut Automobilistik të Mallrave.
-Agim Skara e Ylber Cani, aktorë, dhe Kujtime Sadja e Shpresa Duka këngëtare të Ndërmarrjes Shtetërore Ushqimore.
-Lulëzim Sulku e Fëllënza Hysa, aktorë,dhe Ferizat Sula e Suzana Bajrami- këngëtarë të Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit.
-Besnik Miftari, aktor dhe Yllka Mata e Xhemal Baholli, këngëtarë të Ofiçinës Mekanike.

Festivali i parë i Këngës ( janar 1976)
Festivali i parë i Këngës u zhvillua në muajin janar 1976, në qytetin e Peshkopisë. Për dy net me radhë u duartrokitën 18 këngë të kënduara nga këngëtarët dibranë. Veç këngëve të kompozuara nga kompozitorë jo dibranë, u kënduan dhe i mirëpritën dhe këngët e kompozuara nga autorët dibranë, si: Xhelil Ymeri, Nuredin Mazari, Hiqmet Hoxha dhe Hilmi Kolgjegja. Disa tekste të këngëve u shkruan nga Inajet Shehu, Xhevat Fana e Garip Troci.
Në këtë festival debutuan 40 këngëtarë të moshave e të profesoneve të ndryshme.
U shquan dhe dhanë kontributin e tyre këngëtarët: Fatime Bojaxhiu, Flora Toska, Muharrem Zajmi, Abdyl Sturçe, Zyrka Mati, pionierja Rozina Bullo, dhe talentet e reja Edlira Shehu, Agim Skarra, Violeta Skuka dhe këngëtari punëtor Karafil Reçi.
Punë të lavdërueshme bënë edhe dirigjentët Zef Zoba e Xhelil Ymeri, dhe Hiqmet Hoxha me fanfarën.

Festivali II i Këngës (Tetor 1976)
Në Shtëpinë e Kulturës “Haki Stërmilli” të qytetit të Peshkopisë, në tetor të vitit 1976, u zhvillua festivali i dytë i Këngës.
Në këtë festival u kënduan 15 këngë nga 30 solistë të qendrave të punës dhe kompleksi i spitalit të Peshkopisë. Këngët u ekzekutuan nga tri orkestra: orkestra e çiftelive, orkestra e çiftelive të temperuara dhe orkestra e Shtëpisë së Kulturës.
Në përfundim të aktivitetit juria nderoi me çmime:
Me çmim të parë këngën “Mbushim plot hambarët” me tekst të Inajet Shehut dhe muzikë të Imer Seferit.
Më çmim të dytë:
1) Kënga “Të rritesh trime” me teskt të M.Hoxhës dhe muzikë të V.Buxhakut
2) Kënga “Çobani i Korabit” me teskt të Tefë Krroqit dhe muzikë të Nuredin Mazarit.
Me çmim të tretë: 1) “Këngë malesh” me tekst e muzikë të Haziz Ndreut. 2) “Vëlla e motër” me tekst Xh.Tomes dhe muzikë K.Gjoshi.3) “Kufitarët” me tekst të Lutfi Hankut dhe muzikë të Laim Kolës.

Takimi i estradave amatore (1980)
Në muajin qershor të vitit 1980, u zhvillua takimi i estradave amatore të rrethit të Dibrës. Takimet e estradave amatore u zhvilluan në shtëpitë e kulturës të Klenjës, Shupenzës, Dohoshishtit, Fushë-Çidhnës, Reçit e Selishtës.
Tematika e trajtuar në repertorët e grupeve pjesëmarrëse ishte ajo e kohës.
Në përfundim të aktivitetit u dalluan Ostreni, Muhurri dhe Fushë-Çidhna. Nuk u paraqitën fare grupet e estradave të Okshtunit, Zogjejve e Gjoricës.

Në Shupenzë:
Në maj të vitit 1980, në Shupenzë, u zhvillua takimi i grupeve folklorike të zonave Gjoricë, Shupenzë, Maqellarë, Fushë-Bulqizë.
Në mbarim të aktivitetit u dalluan: për interpretim virtuoz të këngëve Violeta Kërtulla, Luiza Bajraktari e Lindita Burnazi të Maqellarës; Petrit Turja, Lime Murra, Manushaqe Kurti e Marie Osmani të Shupenzës; Aqif Puca, Valdete Duva e Violeta Duriçi të Fushë-Bulqizës.
Pjesë e repertorit të të gjithë grupeve pjesëmarrëse ishin transformimet ndër vite të fshatit, puna me tokën, dashuria me hapësirat e saj të kufizuara të kohës, atdheu, dashuria për vendin dhe lirinë.
Në Selishtë:
Edhe në Selishtë u zhvillua takimi i grupeve folklorike të zonave përreth saj. Në këtë takim morën pjesë grupet folklorike të Lunarës, Lukanit, Qafë-Murrës, Kacnisë. Repertori i këtyre grupeve folklorike për-bëhej nga këngët e vallet popullore të zonës.
U dalluan valltarët e fshatit Lukan, si Mine Xholi, Hane Totraku e Luftie Lasku, Ganie Ndregjoni, Servete Buci, Hasie Ndregjoni dhe Nezir Ndregjoni. Shkolla e mesme e Lunarës u paraqit me një grup prej 40 folkloristësh. Ranë në sy potpuritë e dasmave dhe këngët lirike. Kënga e Djepit u interpretua me mjeshtri nga solistet Sulbie Biba e Alie Manuka. Vallet e shtruara të grave u luajtën me nivel të lartë artistik nga Lirie Bodini, Violeta Përhati, Sulbie Biba, Hane Bruçi e Ganie Manuka, Flora Lica e Fiqiri Lela.
U shquan edhe instrumentistët Skënder Shehu, Bajram Hasbajrami dhe Petrit Ceni.
Në përfundim të aktivitetit vendin e parë e meritoi shkolla e mesme “Tahir Losha”.
Në Muhurr:
Repertori i grupeve pjesëmarrëse në takimin e zhvilluar në Muhurr ishte i mbushur me këngë për dëshmorët, për punën, luftën për liri e pavarësi etj. Ndryshimet e ndodhura në fshat nuk mund të ishin jashtë vëmendjes së krijuesve dhe të interpretuesve murrakë. Vallet që u interpretuan ishin dinamike dhe me plot kolorit ngjyrash. Si valltarë u shquan: Medi e Ferit Mani, Hamit e Gani Rama e babai i tyre Nezir Rama, Qamil Daci. Hysen Mani në fshatin Shqath i ra gajdes që kishte bërë vetë.
Si solistë u dalluan Agim Berisha e Tefta Mikli.
Këngët u kushtoheshin edhe dëshmorëve të zonës së Muhurrit Bajram Pashnjari, Adem Dobi e Ramadan Deva, Xhetan Laci e Aqif Qoka, dëshmorit të punës Haxhi Rama dhe patriotit Nezir Lleshi.
Në Fushë-Çidhën:
Më 20 qershor 1980, u zhvillua në Fushë-Alie takimi zonal i estradave amatore folklorike të zonave Sllatinë, Fushë-Çidhën e Kastriot.
U pëlqye loja e amatorëve Bexhet Ashiku, Afrim Doçi, Isuf Hoxha, Feta Skura, Dilaver Koka e Dhurata Shehu të Kastriotit; Besim Çekiçi, Gjuri Puci e Besim Mandri të Sllatinës.
Duartrokitje të shumta mori këngëtarja Vera Laçi me këngën “Mali qesh, deti qesh”, si dhe Dëfrim Mandri, Fitnete Hoxha dhe dueti Cara Manerkolli.
I shumë pëlqyeri Isuf Tusha ka ngritur në këmbë spektatorët me meloditë e bukura, që luajti me fyellin e tij. Isufi qe shpallur më parë laureat i festivaleve kombëtare të Gjirokastrës. Si grup, u shquan instrumentistët e Fushë-Çidhnës. Fushë-Çidhna u dallua për skeçet, Sllatina për vallet e bukura popullore, ndërsa Kastrioti për këngët. Vendin e parë në këtë takim e zuri Fushë-Çidhna.

Turne i Estradës së Peshkopisë në Kukës e Tropojë ( 1980 )
Në mars të vitit 1980, Estrada Profesioniste e Peshkopisë zhvilloi një turne në rrethet Kukës e Tropojë.
Shfaqjet e kësaj trupe të estradës dibrane u ndoqën me interesim të madh në qytetet “Bajram Curri” dhe Kukësi i Ri.
U pëlqye loja teatrale e aktores Feriha Cala dhe e aktorit Stefan Roçi. Plot humor e plasticitet luajtën në skenë dhe aktorët Rami Iskurti e Adil Shehu.
Këngët popullore dibrane u kënduan me mjeshtri të lartë artistike nga Lirie Rasha dhe Abdyl Sturçe.
Në vitin 1980,trupa e Estradës Profesioniste të Peshkopisë kishte arritur të thithte në gjirin e saj edhe shumë amatorë të talentuar, që kishin bërë aq shumë deri në atë kohë në ndërmarrjet e tyre ekonomike, si: Adil Shehu, mësuesi Sherif Ymeri, Sokol Kozeli, Drita Gjika, Natasha Asllani, Afërdita Baholli, Lulëzim Sulku, Hajri Sula, Din Lazimi, Andon Shahu, Luftime Shehu, Lirim Shehu e më të rinjtë: Ali Pira, Bajram Torba, Agron Cami, Majlinda Cami, Razie Selami, Violeta Skuka, Majlinda Gjoni etj.
U dalluan për aktivitetet kulturore e artistike Ndërmarrja Komunale dhe Spitali i Qytetit. Në gjurmët e tyre ecnin dhe Ndërmarrja e Ndërtimit, Ofiçina Mekanike, Ndërmarrja Bujqësore, Ndërmarrja Ushqimore. Nuk punohej fare në Ndërmarrjen e Prodhimeve, SMT, Ndërmarrjen e Grumbullimit, Tregtisë etj.

Takimi folklorik (1981)
…. Më 20-26 maj, u zhvillua festivali folklorik i 25 shtëpive të kulturës së rrethit. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 990 amatorë, prej të cilëve 540 qenë gra e vajza. Pas seleksionimit në konkurrimet në grup zonash, të drejtën për të matur forcat në rreth e fituan Zogjej, Bellova, Kastrioti, Çidhna, Sllatina, Kalaja e Dodës, Zall-Dardha, Reçi dhe Lura.

Muhurr
Në maj të vitit 1981 u zhvillua takimi folklorik në Muhurr, ku konkurruan grupet folklorike të Kastriotit, Selishtës, Fushë-Çidhnës, Luznisë dhe Muhurrit. U dalluan këngëtaret e reja të Luznisë Teuta Murra e Teki Zenja; Agim Berisha e Valbona Deva të Muhurrit; Rakip Pashnjari i Fushë-Çidhnës; Aqif Laçi e Nurie Hasi të Kastriotit; Bajram Manuka e Violeta Përhati të Selishtës. Mbresa të shumta la tek juria dhe spektatorët valltari Rustem Pashnjari me 4 djemtë e vetë, Nazif Rama me dy fëmijët e tij etj.
Si orkestrantë, u shquan Sadik Dida me Hysenin-djalin e tij 12 vjeçar, Miftar Alia me djalin e vet-Hamzanë me fyell e kavall,si dhe u shquan Sulë Drizi, Isuf Tusha, Halil Loca e Hysni Mani.
Zerqan
Në takimin zonal, që u zhvillua në Zerqan, morën pjesë grupet folklorike të Zerqanit, Shupenzës, Fushë-Bulqizës e Gjoricës.
U dalluan për interpretimet e tyre këngëtaret: Sajme Zogu në Zerqan, Dashurie Dani e Fatbardh Gjoci të Shupenzës, Jani Sadiku, Razie Troca, Hajri Alimani e Sadik Mekhani të Gjoricës.

Turne i Ansamblit “Dibra” në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar në Samsun të Turqisë (1982)
Në muajin shtator të vitit 1982 Ansambli folklorik “Dibra” mori pjesë në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar që u zhvillua në qytetin e Samsunit në Turqi.
Ansambli “Dibra” u prit në Turqi nga autoritetet më të larta rajonale dhe kulturore. Shfaqjet, që dha ansambli i Dibrës, u ndoqën nga mijëra spektatorë dhe u duartrokitën fuqishëm, sa kronikat thonë se u “çanë” altoparlantët.
Ky ansambël dha shfaqje për disa ditë edhe në qytetin historik të Çanak-Kalasë. U pëlqyen e u duartrokitën gjatë këngët e kënduara nga Lirie Rasha, Sajhe Poleshi, Arif Vladi etj.
Ansambli “Dibra” përfaqësonte Shqipërinë në këtë aktivitet ndërkombëtar. Ky fakt tregon se sa shumë ishte rritur aktiviteti folklorik në rrethin e Dibrës, kur këngëtarët Poleshi, Rasha e Vladi ishin nga më të mirët në vend e jo më në Dibër. Gjithashtu, kompozitori i ri,Përparim Tomçini, gjithnjë e më shumë po e afirmonte veten si një talent i vërtetë.

Takim i ansambleve folklorike ( 1987)
Në datat 17-27 nëntor 1987, në Peshkopi,u zhvillua takimi i ansambleve folklorike të rrethit të Dibrës.
Takimi u hap nga grupi folklorik i Okshtunit, në repertorin e të cilit u shquan orkestrina e çiftelive, potpuria e këngëve të dasmave, që u interpretuan shumë mirë nga Haki Balla, Baftjar Koçi, Selim Balla dhe këngëtarja Ylle Sallaku. Shfaq ishte ideuar e realizuar mjaft mirë nga drejtuesi artistik Selim Isaku.
Ostreni dhe Zerqani nuk sollën ndonjë gjë me vlerë. Shumë mirë u paraqit Fushë-Bulqiza, në programin e të cilës ra në sy për mirë vallja dyshe e burrave e luajtur nga Afrim Alla dhe Selim Alla. Program të pasur pati ansambli artistik i Maqellarës, ku u dalluan këngëtarët Luan Ilnica, Petrit Islami dhe Neki Ndreu, që luajti me bilbil.
Nga grupi folklorik amator i Qendrës u dalluan instrumentisti Rifat Roka, këngëtarët Sokol Sopoti, Lavdie Torba, Dhurata Zebi, Margarita Zebi dhe kompleksi i vajzave.
Tek grupi folklorik i Luzni-Muhurrit u dalluan këngëtarët Fadil Doda, Bukurie Mera, Bilbil Huna, Tefta Huna dhe grupi i valleve të burrave dhe vajzave. Zall-Dardha, si Zall-Dardha. Edhe Sllova, Kastrioti, Çidhna e Kalaja e Dodës sollën program shumë të pasur folklorik. U dalluan këngëtarët Metush Luca (Lugjej), Ramadan Sula, Lutfi Shehu, Mirush Skarra (Shumbat), Besim Mandri (Shumbat), këngëtaret Sabrie Pira, Peme Ndreu, Defe Ndreu (Zall-Dardhë), rapsodët Rustem Prençi dhe Rexhep Kuçi (Reçi), Myfterim Kupa, Arif Madana dhe Fatmir Daku (Kala e Dodës); këngëtaret e reja Sabirote Mandri, Mimoza Kola e Florinda Hasi.
Me flamurin e festivalit u nderua grupi i përbashkët i Çidhën-Kastriotit dhe me çmim të parë grupi i Kalasë së Dodës.

Grupi folklorik dhe estradës
në Bulqizë (1988)
Në vitin 1988, në grupin folklorik të Bulqizës, dalloheshin Agron Gjurra, Safet Fishta, Zeqie Isaku e Adil Alku në Ndërmarrjen e Gjeologjisë Azem Teta e Vehbi Hyka. Ndërsa, në Ndërmarrjen e Furnizimit të Punëtorëve dalloheshin për rezultate të larta në krijimtari dhe interpretim aktorët Lavdrim Lami, Avni Hasa, Adriana Xheka dhe këngëtarët e këngëtaret Alfred Viçishta, Mentie Preçi, Faik Buci. Në Estradën e qytetit shquheshin për lojën aktoreske amatorët Llesh Doçi, Sami Cara, Farie Shkurti, Dashamir Crroj etj.
Takimi folklorik i rrethit i vitit 1990
Takimi folklorik i rrethit më 1990 u zhvillua në dy faza. Faza e parë u zhvillua në datat 1-6 tetor 1990, ku konkurruan grupet në zona dhe faza e dytë u zhvillua në datat 11-16 tetor, ku, grupet më të mira, fituese në zona,u takuan në qytetin e Peshkopisë. Në fazën e parë nga 33 grupe u paraqitën në konkurrim vetëm 17. Nuk u paraqitën grupet e Reçit, Fushë-Çidhnës, Arrë-Mallës, Selishtës, Staravecit, Bellovës, Zogjajt, Strikçanit, Dovalanit, Fushë-Bulqizës e Klenjës. Zall-Dardha nuk u paraqit fare në takimin e Rrethit. Shupenza, megjithëse ishte përgatitur mirë në fazën e parë, nuk konkurroi në fazën e dytë. Grupet folklorike me tradita të vyera, si: Lura, Selishta, Fushë-Çidhna e Zerqani nuk u paraqitën, ndërsa Sina, Kastrioti, Melani e Stebleva kishin programe të dobëta, pa vlerë artistike, pa gjetje të reja folklorike.
U paraqitën shumë mirë në këtë takim grupet e Sllovës, Kalasë së Dodës, Sllatinës, Maqellarës, Muhurrit, Luznisë, Sohodollit. Prej disa vitesh Sllova nderohej me flamur në të tilla aktivitete. Shumë mirë kishin punuar për vallet në Sllovë: Rufat Ymeri, Shefki Çorja, Ymer Lika etj. Kishin punuar shumë mirë me grupet që drejtonin: Jahe Selmani, Shefqet Rusi, Qazim Mila, Hazbie Çiku dhe Zelie Muça. Në këto takime kishte dhe talente të rinj, si Natasha Shehu, Lindita Plaku,Naslie Mula, Sovjete Alimani, Naime Titini, Arif Madana. U dallua veçanërisht Luan Kica me çifteli. Disa grupe, si Klenja, Kastrioti, Sina, Shupenza sollën këngë të një viti më parë.

Teatri dhe Estrada nderohen me Flamur për vitin 1990
Në fillim të vitit 1990, Estrada e Peshkopisë zhvilloi një turne në Shkodër, Skrapar dhe Myzeqe, ku dha disa shfaqje për publikun, i cili i priti më mjaft interes. Në prill –maj u shfaq premiera “Në moshën e rinisë”. Kjo premierë u shfaq 19 herë rresht në qytetin e Peshkopisë dhe u ndoq nga 6500 shikues, nga më shumë se gjysma e qytetit. Pas saj, premiera tjetër “Çështja ka marrë drejtim”, u shfaq çdo natë 21 herë dhe u ndoq nga 7000 shikues.
Ndërsa, trupa e vogël e Teatrit, pas premierës “Hija e tjetrit”, shfaqi komedinë “Tri shuplakat”, e cila u dha 9 herë radhazi për artdashësit e Rrethit dhe të qytetit të Bulqizës. Teatri i Kukullave dha shfaqjen “Djali, që kërkonte fatin” të Xh. Martinit. Në estradë, krahas këngëtares Flora Shabani, u ngjitën me dinjitet në skenë edhe Albina Shehu dhe Elisabeta Shehu. Aktorët Irma Dani, Arian Toçi, Flamur Cahani dhe Vera Ndreca luaj-tën në estradë dhe në teatër. Dy aktorë-regjisorë, Inajet Shehu dhe Llesh Nikolla, dhanë premierat “Në moshën e rinisë” dhe “Tri shuplakat”.Mjaft i suksesshëm ishte edhe bashkëpunimi me aktorin kukësian Zahraudin Dokle, regjisor i shfaqjes “Çështja ka marrë drejtim” dhe prestigjatorin shkrodran Hazbi Musai.

Festivalet kombëtare e lokale
Veprimtaria artistike e folklorike në Dibër është zhvilluar në mënyra të larmishme. Pothuajse, vit për vit zhvilloheshin takime të emërtuara “Kooperativiste”, “Të klasës punëtore”, “të Asambleve Amatore”, “Të Qendrave të Punës e të Prodhimit” etj., si dhe veprimtari në prag e gjatë evenimenteve të rëndësishme politike e shtetërore të kohës. Por, më i rëndësishmi aktivitet qe Festivali Folklorik Kombëtar, që ishte bërë traditë të zhvillohej në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës.
Ky aktivitet niste në bazë, në kooperativa bujqësore dhe pastaj shtrihej në të gjithë Rrethin. Bërthamën e këtyre aktiviteteve e përbënin grupet folklorike amatore të Shtëpive të Kulturës pranë lokaliteteve dhe të Këshillave të Bashkuara- qendrave të kooperativave bujqësore. Pastaj këto grupe amatore folklorike konkurronin në qendra të zonave. Këtu dilnin fituesit dhe këto fitues të të gjithë zonave konkurronin midis tyre në festivalin e Rrethit.
Në konkurrimin e Rrethit zgjidheshin këngët, vallet, instrumentistët, këngëtarët e valltarët më të mirë. Pastaj, këto përgatiteshin për një kohë relativisht të gjatë edhe në Shtëpinë e Kulturës “Haki Stërmilli” të qytetit të Peshkopisë dhe bëheshin gati për Gjirokastër.
Shteti ideologjik i kohës vinte në dispozicion të kësaj veprimtarie shumë kuadro e specialistë, vinte në dispozicioni dhe shumë mjete ekonomike e financiare të kohës.
Zakonisht konkurrimet në zona bëheshin në muajin prill. Konkurrimet në Rreth bëheshin në fund të muajit maj deri në fillimin te muajit qershor. Ndërsa Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër zhvillohej ndërmjet datave 8-16 tetor, në çdo 5 vjet.
Këto festivale kanë filluar në vitin 1988 dhe janë ndërprerë në vitin 1988.
Pas viteve 1990, festivali folklorik kombëtar është zhvilluar në Kalanë e Beratit, ndërsa këto vitet e fundit është zhvendosur përsëri në Kalanë e lashtë të Gjirokastrës.

Festivali “Oda Dibrane”
Është një veprimtari kulturore folklorike e përvitshme, që zhvillohet në qytetin e Peshkopisë. Takimi i parë folklorik i “Odës Dibrane” u mbajt në Peshkopi, në sallën e Teatrit, në vitin 1995, festivali i katërt i kësaj veprimtarie u zhvillua në datat 29-31 nëntor 1998. Kjo veprimtaria për nga numri i grupeve artistike dhe hapësira e territorit të ekipeve pjesëmarrëse ka marrë ngjyrë kombëtare. Zakonisht në këtë veprimtari marrin pjesë, sipas dëshirës dhe mundësisë, të gjithë grupet kulturore e artistike nga Shqipëria Verilindore, nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe nga Kosova. Nga Maqedonia marrin pjesë grupet artistike “Haki Stërmilli” të Dibrës së Madhe, “Ibe Palikuqi” e Shkupit, “Xhelatin Zeqiri” e Tetovës, “Burimet e Sharrit” e Tetovës, “Zenel Hasani” i Nerashtës, “Jehona” e Koroshishtit të Strugës etj.
Kjo veprimtari është konceptuar si festivali i humorit, satirës, alegorisë popullore, këngës e valles.

Festivali Folklorik i Rrethit (1978)
Në datat 23 deri më 29 maj 1978, në Kinema “Haki Stërmilli” të qytetit të Peshkopisë, u zhvillua Festivali Folklorik i Rrethit të Dibrës. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Aktiviteti u ndoq me interesim të madh nga artdashësit e shumtë dibranë, që mbushën sallën, ku zhvillohej veprimtaria. Më 23 maj konkurruan Fushë-Çidhna e Sllatina. Më 24 e 25 maj konkurruan Shupenza, Zall-Dardha, Kastrioti. Më 26 maj konkurroi Selishta me Reçin. Bulqiza konkurroi në datën 29 maj. Në mbarim të konkurrimit, në emër të Jurisë së Festivalit, Hysni Bruçi shpalli fituesit e festivalit. Flamurin e Festivalit e meritoi grupi folklorik i Zall-Dardhës. Çmimin e Parë të Festivalit e fitoi grupi i Kastriotit. Me çmim të dytë u nderua grupi folklorik i Fushë-Alies dhe me Çmim të Tretë u nderuan grupet folklorike të Klenjës dhe të Reçit.
Në këtë festival u afirmuan këngëtarë e valltarë që, shumë shpejt, bënë emër në të gjithë Shqipërinë. Pikërisht, në këtë festival dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, që u zhvillua muaj më pas, ata ishin në kulmin e talentit të tyre profesional e publik. Për të ardhur deri tek festivali i rrethit në disa grup-zonash u zhvilluan konkurrimet krahinore, ku u evidentuan grupet, solistët, valltarët dhe orkestrantët më të mirë.

Grupi folklorik i Qendrës në Peshkopi:
Në aktivitetet e këtij konkurrimi morën pjesë mbi 220 vetë, prej të cilëve 153 ishin amatorë, 40 vetë ishin nga administrata dhe 14 ishin nxënës të shkollave.
Ranë në sy për interpretime të mira të moshuarit: Ferit Hakorja, Xhabir Meda, Adem Vojka nga Brezhdani, Mazllum e Qazim Roçi në Bahute, Isa Kaba e Kadri Çipuri në Tomin, vëllezërit Kaziu në Ushtelenzë etj.
Interpretime të mirë artistike realizuan në skenë edhe valltarët: Perviz Roçi e Rexhep Meda në Brezhdan, valltarët e vegjël të Brezhdanit: Muharrem Reçi e Suzie Haka, solistët: Mexhbedie Manuka e Fatime Hasani në Ushtelenzë: Fariz Zebi, Asllan Zebi, Rifat Roka, Luan Kumarçe, Shefqet Spahiu, Bashkim Murati, vëllezërit Cara në Dohoshisht, instrumentistët popullorë: Masllum Iskurti, Agron Çenga, Haziz Lusha, Shadie Kaba, si drejtuese koreografike në Tomin.

Grupi folklorik i Lurës, 1978
Në Lurë morën pjesë në festivalin folklorik krahinor Arrë-Molla, Krej-Lura, Lajthiza dhe Fushë-Lura me mbi 300 pjesëmarrës solistë, instrumentistë dhe valltarë. Festivali u ndoq në Lurë nga 600 spektatorë. Në këtë aktivitet u kënduan shumë këngë me tematikë të kohës, me tematikë nga epika historike dhe valle shumë të realizuara krahinore. Për interpretim u dalluan Sadik Ajazi e Hysni Gjoçi dhe këngëtarja Bardha Vladi.

Grupi Foklorik i Tuçepit
Grupi folklorik i Tuçepit,që konkurroi në festivalin folklorik të zonës, përbëhej nga 83 amatorë të fshatrave Tërbaç, Pasinkë, Lladomericë e Tuçep. U pëlqyen kompleksi i fshatit Lladimericë, kompleksi i Tuçepit, vallet e Pasinkës, vallja dyshe e burrave të Trebishtit. Ndërsa, si individë u dalluan: Hajrie Shahinaj, Refike Seiti, Kujtime Dauti e Ali Leka të fshatit Lladomericë; Kimete Mjeshtri e fshatit Tërbaç, Beglie Koçi; Ilir, Bajram e Kurt Koçi të fshatit Tuçep. Grupi i Ostrenit nuk u paraqit fare në këtë aktivitet folklorik të rëndësishëm.

Grupi Folklorik i Zerqanit
Në Zerqan konkurruan 170 a-matorë të veshur me kostumet larmishme e të bukura krahinore. Vallet e kësaj krahine u duartrotikën nga të gjithë të pranishmit. Ndër orkestrat u dalluan orkestra e Sopotit dhe e Tërnovës. Me interes u paraqitën këngët e Godvisë, Krajkës e Peladhisë. U dallua grupi folklorik i Valikardhës.

Grupi folklorik i Fushë-Çidhnës
Nga ky grup u dalluan për interpretim këngëtarët Rakip Pashnjari, Agim Drizi, Mahmudie Toluli, pionierja Munire Lleshi, 65 vjeçari Adem Hoxha, Sali Krrashi etj. U pëlqyen dhe u duartrokitën vallet e luajtura nga Hamit Cerri, Rustem Pashnjari, Halil Pashnjari, Afrim Doçi, Rexhep Cani e Shaban Kadriu, si dhe valltaret Xhemile Bushi, Lavdie Bushi, Bukurie Troci, Safie Prifti, Nadire Prifti, Sanie Kariqi, Shkurte Lusha, Shkurte Kalia, Mihane Tola, Nilkë Kuta etj. Me fyell, çifteli, lahutë, dajre e curle luajtën shumë bukur instrumentistët Rustem Pashnjari, Sul Drizi, Halit e Ali Kalleshi, Mahmudie e Xhafer Toluli e Ramiz Përnezha.

Grupi folklorik i Luznisë
Në Luzni konkurruan grupet folklorike të fshatrave Katund i Ri, Hotesh, Lishan i Epër, Lishan i Poshtëm. Në këtë aktivitet morën pjesë 120 amatorë me këngë, valle e melodi të luajtura me instrumente popullorë të krahinës.Me instrumente muzikor krahinor luajtën mbi 20 instrumentistë. U dalluan kompleksi i këngëve dhe i valleve të Lishanit të Epër. Si instrumentistë u dalluan Zabit Lepri, Skënder Kurti e Faik Poliçi. Për interpretim më të mirë të këngëve popullore të krahinës u dalluan Faik Poliçi, Sabit Seferi, Alie Saliu etj. Për ndihmë e organizim të mirë u dalluan mësuesit: Hamdi Jupe, Hava Murrja, Sabrije Murrja, Maliq Alia, Sadik Damzi, Ismet Vishku, Izet Sallahi, Ahmedan Ashiku etj.

Grupi folklorik i Lejçanit
Në Ostren konkurruan grupet folklorike të fshatrave të Ostrenit. U dallua grupi folklorik i fshatit Ostren, ndërsa më mirë duhej të ishte punuar nga grupi i fshatit Orzhanovë. U dalluan individët A.Mata, S.Muça nga Ostreni, R.Gordani, Sh. Kiçi e L.Gjergji nga Lejçani, R.Rama e F.Bazaxhiu nga Kojoveci, M.Kurti, K.Muça e R.Koçi nga Orzhanova. Ra në sy loja shumë pikante e të moshuarve Sh. Muça e A.Koçi.

Festivali i estradave të kooperativave bujqësore ( 1968 )
Në Peshkopi, më 21 e 22 maj, u zhvillua festivali i kooperativave bujqësore me pjesëmarrjen e 11 grupeve,që u dalluan si më të mirët në konkurrimin e zonave që u zhvilluan në Brezhdan, Klenjë, Shupenzë dhe Zall-Dardhë, më 20 gusht 1968.
Në këtë konkurrim, vendet e para i fituan Qafë-Murra dhe Shupenza, në vend të dytë u renditën Lura, Zerqani, Zall-Dardha. Kërçishti dhe Ostreni zunë vendin e tretë, kurse Sllova, Sohodolli, Dohoshishti dhe Trebishti morën fletë-lavdërimi.
Në fazën eliminatore morën pjesë 880 artistë amatorë, ndërsa në takimin e më të mirëve në Peshkopi morën pjesë 305 vetë, prej të cilëve 112 ishin gra e vajza.
Shfaqjet e këtij festivali qytetarët e Peshkopisë i ndoqën për dy ditë e dy net në kinema “29 Nëntori”.

Festivali I Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës (1968)

Festivali folklorik i Gjirokastrës u zhvillua në datë 6-12 tetor 1968. Ekipi i ansamblit të Dibrës përbëhej nga 45 vetë, nga të cilët 15 ishin femra, dy ishin pionierë dhe 4 ishin pleq. Në përfundim të aktivitetit ky ansambël mori medaljen e artë. Kompleksi i vajzave mori medalje ari, ndërsa valltari i talentuar Izet Dardeshi mori medaljen e argjend.
Diplomë morën orkestrina popullore dhe grupi i valleve. Fletë-lavdërimi morën valltarët e talentuar të Radomirës Dali Hoxha e Tahir Skeja, rapsodi i Lurës Halim Laçi dhe instrumentisti i dalluar Tahir Maliku nga Kalla. Spikere e grupit ishte Lejla Tola. U mirëpritën interpretimet e Haziz Ndreut, këngëtares nga Ostreni Fluturie Muça, valltarët Izet Dardeshi, Rasim Shira, Xhevat Fana, pionierja Sabrie Abazi. Numrat e zgjedhur të këtij konkurrimi ansambli i Dibrës i dha për tri net me radhë dhe në Tiranë në koncertet e përbashkëta.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës (më 1973)
Dibra u përfaqësua seriozisht edhe në këtë takim të dytë kombëtar të folklorit, në Gjirokastër.
Në përbërje të ansamblit dibran ishin këngëtarët e mirënjohur Haziz Ndreu, Skënder Cala, Melita Shehu, Lirie Rasha, valltarët e talentuar Dali Hoxha e Misim Daku të Radomirës, Izet Dardeshi i Peshkopisë e Miftar Alia i Fushë-Alies, lodërtarët Hamza Alia e Mustafa Seferi etj.

Festivali folklorik i Gjirokastrës (1988 )
Festivali folklorik i vitit 1988 kishte në përbërje këngëtarët Agim Drizi, Kapllan Lika, Bilal Domi etj.dhe valltarin e moshuar Hamit Cerri, Miftar Alia, Nazmi Jonuzi, Shaban Kadria. Shumë tërheqëse qenë meloditë e luajtura me kavall nga Besnik Bardhi, Sulë Drizi e Xhemal Noka. U shquan për interpretim virtuoz këngëtarët Rakip Pashnjari, Minoza Kola, Lule Cami, Ahmerie Xheka
Vera Laçi këndoi këngën “Balada e Drinit të Zi”. Myfterim Kupa me djemtë e Kalasë së Dodës këndoi Këngën e Bilbilit. U duartrokitën këngët e Arif Vladit, Qerim Sulës, Hazis Ndreu etj. Grupi i valleve, nën drejtimin e koreografit Xhevat Fana, kërceu 7 motive të reja vallesh popullore. Xhevati ishte pjesëmarrës me Ansamblin Shtetëror, që mori pjesë në konkurrimin ndërkombëtar të Dizhonit në Francë, ku Shqipëria mori Gjerdanin e Artë. Koreografë të grupit të valleve qenë edhe Fehmi Shaqiri dhe Hazis Ndreu. Si valltarë të talentuar, edhe këtë herë, u paraqitën Xhelal Çerpja, Mirvet Hakorja, Rifat Roka etj.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës ( 2009)
Dibra:
Konkurrimi i Dibrës nisi me grupin e vajzave me soliste Elmonda Fetajn, që interpretoi së pari vallen “Hidhet e përhidhet ki mindili”. Pas saj u luajt numri më i bukur i këtij grupi, kënga “Prej Dibre në Tiranë”, interpretuar nga grupi i burrave, me solistë Sherif Dervishin dhe Myfterim Kupën.
Një figurë interesante erdhi prej interpretimit të ritit të Mbledhjes së Bletës. Programi i dibranëve shkoi drejt mbylljes së tij me valle dyshe burrash të interpretuar nga Rexhep Meda, Rifat Ymeri, Besmir Aga, shoqëruar në curle nga Lëvdosh Osmani e në lodër Naim Beqiri. Një kënaqësi të jashtëzakonshme dha tek spektatorët interpretimi i këngës “Moj hënëza e Korabit” kënduar nga Myfterim Kupa dhe Fatmir Daku. Në fund u luajt Riti i Drithit me plot elementë paganë dhe kreativë artistikë.

Bulqiza
Nënprefektura e Bulqizës, ashtu si paraqitet në të gjithë edicionet e Odës Dibrane, është paraqitur edhe në festivalet folklorike kombëtare në Gjirokastër.
Në festivalin folklorik kombëtar të Gjirokastrës, të vitit 2009, Bulqiza u paraqit me këngët “Kulla e Shabës” kënduar nga Adem Ceni dhe Islam Ceni. Pas saj u ekzekutua një valle dyshe burrash me motive nga Bulqiza e Golloborda,që u kërcye nga Sazan Bajrami, Sinan Alliu, luajtur me lodër nga Zabit Kodra dhe në curle nga Xhevat Kodra. Pastaj u luajt nja valle tradicionale dasme grash, që u interpretua nga Dhurata Daxha, Malvina Peti, Sheqere Peti, Jonida Daxha, Beglie Rexha, Dhurata Karaj.

Festivali Ndërkombëtar i Rinisë në Moskë
Në gusht të vitit 1957, në Moskë u zhvillua Festivali VI Ndërkombëtar i Rinisë. Ekipi u quajt si grupi i valltarëve të rinj të Zall-Dardhës. Dibra u përfaqësua denjësisht edhe në këtë festival ndërkombëtar.
Në këtë grup bënin pjesë: Haziz Ndreu, Avdi Ndreu, Ali Ndreu, Maliq Sula, Sali Çerpja nga Zall-Dardha; Nuri Deda nga Palamani, Sami Shaqir Ndreu dhe Dan Selmani nga Sllova, Halil Venishti nga Venishti dhe Halil Hajdari nga Sllova.Në këtë festival, ky grup dha shfaqje shumë të mirë dhe në përfundim të aktivitetit u nderua me diplomë.

Grupi artistik i Ndërmarrjes Komunale
Grupi kishte në përbërjen e tij 25 vetë. Në skeçe u dalluan për interpretim të mirë Atli Shehu, që ishte dhe drejtues i grupit të estradës, Din Lazimi, Qefsere Melani, Gani Keshi etj.
Për ekzekutim këngësh dalloheshin: Sanie Alku e Jonuz Dauti, ndërsa për valle shquheshin Izet Dardeshi, Luljeta Shehu,Beqir Vraniçi etj.

Grupi fëmijëve të Dibrës mori medalje në konkurrimin në Kryeqytet
(5 korrik 1969)
Grupi i fëmijëve të Dibrës mori medalje në konkurrimin në Kryeqytet. U pëlqyen këngët :”U bë fshati si qyteti” kompozuar nga Xhemal Laçi, si dhe dy këngë të kompozuara nga Hilmi Kolgjegja, të cilat u kënduan nga pionierët e shkollës së Lurës Ibrahim Haldeda dhe Besnik Shquti.

Grupi i qytetit të Bulqizës
Më 1975 me grupet folklorike, artistike dhe estradën e qytetit të Bulqizës u aktivizuan këto elementë: Valltarë të Fabrikës së Pasurimit të Kromit qenë: Kadrie Muça, Resmie Kola, Lulëzime Gjoka dhe Mukadez Guzja. Këngëtare: Jeta Gjura, Nurie Gjeka e Behar Mera.
Rapsodë: Asllan Deda, Asllan Bajraktari etj. Këngëtarë minatorë: Enver Zeneli, Iljaz Lusha, Sami Seferi e Miftar Tomja. Këngët u kompozuan nga Selman Selmani dhe Kujtim Selmani.

Java e kulturës dhe e artit ( prill 1969)
Për shtatë net me radhë, salla e Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore “Haki Stërmilli” të qytetit të Peshkopisë, u mbush plot me artdashës, të cilët ndoqën me interesim dhe duartrokitje Javën e Kulturës dhe të Artit, në kuadër të të cilës shumë grupe amatore dhanë me sukses shfaqjet e tyre.
Në grupin artistik të gjimnazit u dalluan nxënësit: Nazime Shehu, Dallëndyshe Baftjari, Nadire Zeneli, Lejla Tola, Ermira Dibra, Ilir Spata, Natasha Asllani, Edlira Tomini etj. Grupi amator i Ndërmarrjes Bujqësore Shtetërore, Dibër u paraqit me pjesën “Pak nga të gjitha”, gjatë interpretimit të së cilës u dalluan:Lulzime Nazifi, Bilkize Rama, Gani Isufi, Qemal Mazari etj. Shfaqje të mirë dha edhe grupi i repartit ushtarak nr.3900 të Peshkopisë, në përbërje të të cilit u dalluan për lojën e tyre aktoriale dhe interpretuese gajdexhiu Gani Hyseni, aktori Aleksandër Dilo, Agron Mito, Qemal Murati etj. U dalluan valltarët e vegjël të Zall-Dardhës Arif, Shira e Fiqirete Ndreu, këngëtarët Shaban Mziu (Zall-Dardhë) dhe Arif Tollja (Lurë), aktori Besim Ndregjoni (Katër–Grykë), lodërtari i vogël i Klenjës Destan Buziu, lodërtari i moshuar Tahir Xhemalia nga Sllova, si dhe aktorët Semiha Bajraktari, Vjollca Ceka, Selim Gjurra, Vesel Shehu etj.
Në grupin artistik të Bulqizës u dalluan aktorët: Tefta Rusi, Petrit Turja, Skënder Shatku e Sabri Alliu, të cilët luajtën me mjeshtri artistike rolet e tyre në dramën “Njerëz të brezit tonë”.Në grupin artistik amator të Spitalit të qytetit të Peshkopisë u dallua dentisti Ramadan Grosha, ndërsa në Ndërmarrjen e Artizanatit u dallua Hiqmet Elezi.
Për punë të mirë drejtuese e organizuese të grupeve të tyre artistike u dalluan: Halim Shehu (Sllovë), Xhemal Laçi (Reç), Hilmi Kolgjegja (Lurë), Sami Shehu (Katër-Grykë), Xhevdet Daci (Shupenzë), Haxhi Lusha, Mendu Muda etj. Për interesim të veçantë në mbarëvajtjen e grupeve artistike të zonave të tyre u dalluan edhe qeveritarët vendor: Halil Robi (Sllovë), Rexhep Ibrahimi (Katër-Grykë) etj. Për ndihmën e kualifikuar, që dhanë në përgatitjen e grupeve artistike, u dalluan: Stefan Roçi (Ndërmarrja Industriale Shtetërore), Skënder Cala (në Ndërmarrjen e Artizanatit), Inajet Shehu (te Spitali), Ulvi Shehu (ndihmoi në përgatitjen e grupit “Fitore” të qytetit të Bulqizës).

Konkurrimet në zona gjatë përzgjedhjes për në Gjirokastër
(25 prill deri më 4 maj 1973)
Në Zall-Dardhë, konkurruan, më 25 prill 1973, grupet folklorike të Zall-Dardhës, Reçit, Arrëmollës- dhe Lurës, ku për nivel më të lartë artistik u dalluan grupet e Zall-Dardhës dhe të Lurës.
Ndër individë u dalluan valltarët Ali e Dila Vladi, instrumentisti i Reçit: Rexhep Doçi dhe Bajram Lala për interpretim të këngëve.
Më 26 prill,konkurruan në Sllovë grupet folklorike të Kalasë së Dodës, Sllovës dhe Sllatinës. Të tri grupet kishin në përbërje të tyre 208 amatorë të folklorit, nga të cilët 170 qenë kooperativistë. Vendin e parë, në takimin zonal, e meritoi Kalaja e Dodës, ndërsa Sllova zuri vend të dytë.
Më 17 prill, konkurruan në Fu-shë -Alie grupet Kastriotit dhe Fushë-Alies, ndërsa grupi i Sinës mungoi në këtë aktivitet. Shumë mirë kishin punuar me grupet e tyre drejtuesit e kulturës në këto kooperativa :Kujtime Bushi (Fushë-Alie) dhe Sefedin Hyseni (Kastriot). Vendin e parë e meritoi grupi i Kastriotit. U dallua këngëtarja Vera Troci.
Më 28 prill, konkurruan në Muhurr grupet folklorike të Muhurrit, Luznisë dhe Katër –Grykëve.
Në këtë konkurrim u dalluan për interpretimet e tyre me nivel të lartë artistik Rifat Këbej, Faik Poliçi, Ibrahim Murrja e Lumturie Sula.
Më 29 prill, konkurruan në Dohoshisht grupet folklorike amatore të Dohoshishtit, Brezhdanit, Tominit e Bllovës, në përbërje të të cilëve qenë 314 amatorë, prej të cilëve 212 qenë kooperativistë, ndërsa 102 ishin kuadro e nëpunës. U dalluan solistët: Valentina Torba, Vjollca Iskurti, Resmie Murrja, Manushaqe Hakorja, Shpresa Mani, Afize Rama, Rruzhdi Dedja, Ziber Paci, Dhurata Elezi; instrumentistët: Rifat Roka e Xhafer Nazmiu. Në përfundim të aktivitetit vendin e parë e meritoi ansambli amator folklorik i Tominit dhe vendin e dytë grupi amator folklorik i Dohoshishtit.
Më 2 maj, konkurruan në Shupenzë grupet e Shupenzës, Gjoricës, Zogjej, Dovolanit dhe Maqellarës.
Nga grupi folklorik amator i Shupenzës u dalluan Shkurte Daci, Medi Xheleshi, Besnik Turja e Shefqet Uka.
Nga Gjorica u dalluan Rakip Kërrusa, Fiqiri Lleshi, Nexhmie Kaleci, Vjollca Alimani.
Nga grupi folklorik amator i Zogjej u dalluan Lumturie Kaleci e Rabie Loka.
Më 3 maj, konkurruan në Bulqizë grupet folklorike të Zerqanit, Fushë-Bulqizës, Sopotit dhe Smollikut. Nga grupi folklorik amator i Sopotit u dalluan Flutura Tollja, Violeta Gjoka, Bashkim Hasa. Çmimin e parë në këtë konkurrim e meritoi Fushë-Bulqiza.
Më 4 maj, konkurruan në Klenjë grupet folklorike të Klenjës, Trebishtit, Tuçepit, Ostrenit, Okshtunit dhe Steblevës. Në përfundim të aktivitetit çmimin e parë e meritoi grupi folklorik amator i Klenjës, ndërsa çmimin e dytë e fitoi grupi folklorik amator i Ostrenit.
Në shkallë Rrethi konkurruan 30 grupe folklorike amatore me 1200 anëtarë, nga të cilët, 800 qenë kooperativistë dhe 400 ishin kuadro e nëpunës.
Për sa i takon kostumerisë fjalët më të mira u thanë për grupet folklorike amatore të Zall-Dardhës, Kastriotit, Lurës dhe Klenjës, të cilët kishin bërë një përzgjedhje profesionale e burimore të veshjeve popullore krahinore.

Konkurrimi në Peshkopi
(25 maj deri më 6 qershor 1973)
Në konkurrimin e grupeve fituese të zonave, në Peshkopi, u dalluan për interpretimet e tyre me mjaft shije artistike këngëtarët e rinj, në formim e sipër, si: Liri Rasha, Shaban Mziu, Arif Vladi, Ibrahim Aldeda, Xhemal Laçi, Shpresa Laçi, Dila Vladi e Qerim Sula etj.
Në përfundim të konkurrimit në Peshkopi, juria vlerësoi grupin folklorik amator të Kastriotit me flamurin e Festivalit, dhe me çmim të parë grupin folklorik amator të Zall-Dardhës, me çmim të dytë grupin folklorik amator të Kalasë së Dodës.
Në festivalin folklorik të Rrethit u dalluan grupet folklorike amatore të Kastriotit, Kalasë së Dodës, Lurës, Tominit dhe Fushë-Bulqizës.
Grupi me më shumë amatorë të këngëve, valleve e instrumenteve qe ai i Tominit, që kishte në përbërje të tij 70 anëtarë. Në këtë grupi folklorik amator u dallua valltari Kadri Çipuri. Në grupin folklorik amator të Shupenzës u dallua orkestra e çiftelive e 5 vajzave të vogla.
Në grupin folklorik amator të Ostrenit u dalluan: Idriz e Ibrahim Muça, Resmie Mata, Dashurie Muça e Fitnete Mata dhe instrumentisti Muharrem Tola.
Në grupin folklorik amator të Kastriotit u dalluan: instrumentisti Tahir Xhemalia, Shpresa Laçi, Nexhmie Bushi e Hasan Bodi.
Në grupin folklorik amator të Kalasë së Dodës u dalluan për interpretim: Destan Visha, Zabit Ferati, Drita Lita, Agim H. Shehu, Njazi Sufa etj.
Në grupin folklorik amator të Sopotit u dalluan: Muharrem Dauti dhe Abdulla Nuçi.
Ndërsa,në grupin folklorik amator të Klenjës u dallua këngëtarja Rifka Hoxha.
Në grupin folklorik amator të Fushë-Bulqizës u dalluan instrumentistët: Bashkim Koçi, Nazmi Gjoka, Hysni Koçi dhe Ismail Dalia, si dhe këngëtarët: Lumturie Karaj, Sheqere Përkola dhe valltarët Shiqiri Alku e Ab-dulla Selmani.

Festivali Folklorik i Rrethit (1978 )
Në datat 23 deri më 29 maj 1978, në Kinema “Haki Stërmilli” të qytetit të Peshkopisë, u zhvillua Festivali Folklorik i Rrethit të Dibrës. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Aktiviteti u ndoq me interesim të madh nga artdashësit e shumtë dibranë, që mbushën sallën, ku zhvillohej veprimtaria. Më 23 maj konkurruan Fushë-Çidhna e Sllatina. Më 24 e 25 maj konkurruan Shupenza, Zall-Dardha, Kastrioti. Më 26 maj konkurroi Selishta me Reçin. Bulqiza konkurroi më datën 29 maj.
Në mbarim të konkurrimit, në emër të Jurisë së Festivalit, Hysni Bruçi shpalli fituesit e festivalit. Flamurin e Festivalit e merito

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %