Profil/ Kush është Rahim Spahiu, kandidati që synon të rimarrë Bashkinë Dibër.

0 0
Read Time:5 Minute, 18 Second

Zgjedhjet lokale në Dibër vazhdimisht kanë nxjerrë figura dhe karaktere të vecanta për sa i përket fushave nga ato vijnë. Sigurisht që në vijën kohore personazhe të ndryshëm të njohur dhe të panjohur në  politikë kanë kandiduar ose kanë dretjuar bashkinë më të rëndësishme të Qarkut Dibër. Në nga figurat më interesante dhe të formuar që ka drejtuar bashkinë, është bankieri Rahim Spahiu që aktualisht drejton dhe kandidon për të rimarrë një tjetër mandate të kësaj Bashkie.

Po kush është Rahim Spahiu, kandidati që synon të rimarrë bashkinë e Dibrës?

Rahim Spahiu u lind në fshatin Dohoshisht të Njësisë Administrative Tomin dhe studimet e larta i mbaroi me rezultate të shkëlqyera pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.  Deri në vitet 2000 ai ka drejtuar në një bankë private të rëndësishme në qytetin e Peshkopisë dhe ka pasur njohje e marrëdhënie mjaftë të mira me banorët e kësaj zone. Gjithashtu zoti Spahiu punuar si shef finance në spital, në drejtorinë arsimore, drejtor ujësjellësi dhe ka provuar dretorinë e tatimeve. Edhe pas largimit nga Dibra, Spahiu ka zhvilluar aktivitetin e tij drejtues se një banke të rëndësishme në vend deri në ftesën që u bë nga Partia Socialiste për të kandiduar e më pas për të drejtuar Bashkinë më të rëndësishme në Qarkun e Dibrës. Ai la Tiranën dhe  aktivitetin e tij për të sfiduar veten drejt politikës, fushë e cila ishte fare e panjohur për të.

Rahimi vjen nga një familje e thjeshtë dhe  nderuar për komunitetin dibran. Ai është i martuar me Valbonën me profesion mësuese dhe bashkë ato kanë tre fëmijë. Elma, vajza e madhe, Sonja dhe  djali i vogël i familjes Enzo janë frymëzim për të dhe sipas tij,  familja është një shtysë e fortë për të përballuar cdo sfidë. Për Spahiun, familjet dibrane kanë vlera të jashtëzakonshme morale, edukative dhe njerëzore gjë e cila tregon se dibranët janë njerëz punëtorë, të ndershëm dhe me moral të lartë. Pavarësisht se pas viteve 2000, Spahiu u largua drejt Tiranës kontaktet me Dibrën dhe njerëzit nuk i distancoi asnjëherë. Ai e vizitonte shumë shpesh vendin e lindjes dhe frekuentonte pothuajse cdo cep të Dibrës që për të është një dashuri e madhe.

Eksluzivisht për portalin Dibra ON, Rahim Spahiu ka pranuar të flaës për  familjen, projektet, platformën e tij zgjedhore dhe prespektivat që ai dhe stafi i tij ka për bashkinë e Dibrës nëse dibranët do ti besonin sërish kryesimin e bashkisë.

“Bashkia Dibër është një nga bashkitë që ka pasur ndryshime të dukshme për sa i përkët infrastrukturës dhe punëve pavarësisht problematikave që cdo bashki ka :- shprehet Spahiu.

-Cdo ditë po punohet për projekte të reja dhe për përfundimin e projekteve që kanë nisura më parë dhe po vazhdojnë në vijim. Disa nga punët që janë proces janë :- Përfundimi i fasadave të pallateve në qytetin e Peshkopisë, rikualifikimi urban i përroit të llixhave deri te qendra balneare. Asfaltimi i segmenti të rrugës se llixhave, lagjes së ish Grumbullimit, aksi Bellovë-Peshkopi-Rabdisht. Rikonstruksion i plotë i shkollës 9-vjeçare “Irfan Hajrullai” në lagjen Dobrovë, i  shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” bashkë me palestrën. Rregullimi dhe sistemim dhe pasurimi me libra të rinj të bibliotekës së qytetit në proçes dhe gjithashtu rikonstruksioni i terreneve sportive pranë ish gjimnazit.(Bashkia Dibër me ndihmën e organizatës ndërkombëtare World Vision Albania). Po ashtu në nismën e asfaltimeve do mbarojnë fshatrat  Brezhdan, Dohoshisht, Selane, Tomin, Pollozhan në njësinë administrative Tomin, Ujësjellësi i fshatit Brezhdan. Ujësjellësi i fshatrave të njësisë admininistrative Luzni. Asfaltimi i rrugës së segmentit nga Ura e Katundit të Ri deri te kryqëzimi i rrugës së fshatit Hotesh me fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni. Në proçes është zgjerimi i rrugës Maqëllarë-Pocest, nja Maqëllarë, Ujësjellësi i Maqëllarës, Asfaltimi  rrugëve të fshatrave Limjan, Vrenjt dhe Sohodoll i Vogël në njësinë administrative Kastriot, Asfaltimi i rrugës së fshatrave Vajmdhej dhe Rreth Kale, Muhurr. Si dhe zgjerimi i ofrimit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve nga 45% në 75% (mbështetje nga Ambasada Japoneze):- përfundoi kandidati i Partisë Socialistë për Bashkinë e Dibrës Rahim Spahiu. :- përfundodn Spahiu teksa tregon për punët të cilat që po punohet dhe priten të përfundojnë shumë shpejt.

I pyetur nga gazetarët e portalit Dibra ON se nëse ka në planet e tij projekte madhore për Dibrën z. Spahiu përgjigjet.

-Patjetër që në platformat e tona janë parashikuar projekte të mëdha dhe të rëndësishme për zonën e Dibrës. Dibra është një nga rrethet që nevoja për ndryshim është më e madhja sepse njerzit e këtij qyteti kanë potenciale të jashtëzakonshme.  Ndër projektet  më të rëndësisshme mund të përmendim, Rikualifikimi urban i bulevardit “Elez Isufi”, bulevardi kryesor dhe qendra e grumbullimit të njerzive në Dibër. Kthimi në identitet i lagjes së vjetër të Peshkopisë, lagjia historike e qytetit tonë. Ndërtimi i landfillit rajonal që do I  japë fund problemit të mbetjeve në qytetin tonë. Sistemim-asfaltimi i segmentit Herbel-Peshkopi, një projekt që shkruton ndjeshëm distancën mes Maqellarës dhe Peshkopisë po ashtu me rrugën e Arbrit e bën Dibrën një lagje të Tiranës tashmë.

Ndërtimi i veprës vaditëse për 500 ha tokë bujqësore në NjA Maqëllarë, Ndërtimi i banesave sociale për të pastrehët, Rivitalizim i lulishteve të  qytetit të Peshkopisë dhe rikualifikim urban i qendrave rurale. Një projekt mjaftë i rëndësishëm është ndërtimi i tregut agroushqimor ku do zgjidhë një herë e përgjithmonë problematikën e shitjes në trotuare. Ndërtimi i një parku rekreativ në Peshkopi. instalimi i paneleve diellore në institucionet e varësisë së Bashkisë Dibër me vendndodhje në Peshkopi. Mendoj që kem shumë punë për të bërë dhe sfida të shumta na presin në 4-vjecarin e ardhshëm sepse jemi të sigurtë që populli dibran do na japë besimin që të ndryshojmë Dibrën dhe ta kthejmë atë në një atraksion të rëndësishëm në Shqipëri.

-I Pyetur rreth zhvillimit turistik në Dibër, Spahiu thekson se me mbështetjen e qeverisë me përfundimin e Rrugës së Arbrit, investimeve të sipërpërmendura zhvillimi turistik në Dibër do të jetë një siguri e lartë për zhvillimin ekonomik të zonës. Turizmi është një arterje shumë e rëndësishme për zonën e Dibrës pasi natyra I ka dhuruar shumë Dibrës. Agroturizmi në Diëbr duket se po bëhet faktor I rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe një lajm I mirë është që dy-tri vitet e fundit po  shohim më shumë turistë në hotelet dhe atraksionet turistike në Dibër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
100 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %