Pas protestës së zhvilluar pak ditë më parë nga banorët e njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm, kanë ardhur edhe reagimet e institucioneve vendore. Për prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, kërkesat e banorëve për furnizim me ujë të pijshëm janë të drejta dhe se ata duhet të informohen në lidhje me ecurinë e zbatimit të projektit. Shehu tha se pushteti vendor duhet të takojë banorët dhe t’i sqarojë ata në lidhje me investimin Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi tha se projekti i financuar për këtë ujësjellës është i ndarë në dy faza. Sipas tij faza e parë është financuar vetëm rrjeti kryesor i ujësjellësit deri tek depot e shpërndarjes. Damzi shtoi se velra e projektit të dytë i rrjetit shpërndarës në familje kap vlerën e 184 milion lekëve të rinj dhe është e papërballueshme për buxhetin e Bashkisë. Po kryebashkiaku i Bulqizës Melaim Damziu shpreh se bashkia ka kërkuar financim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve e intitucione të tjera që ende nuk e kanë aprovuar Banorët e Gjolricës kanë paralajmëruar rikthimin e protestave nëse problemi i ujit të pijshëm për ta nuk zgjidhet shumë shpejt.
DibraON.com
Materiali i Tv Bulqiza